• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Valë dorëheqjesh në drejtësi nga frika e hetimeve, dorëzojnë detyrën 3 gjyqtarë, brenda majit SPAK hap dosjet e të ngelurve në veting

10 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vetingu dhe kushti gjerman për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët me probleme kanë alarmuar njerëzit e drejtësisë. Deri më sot ata që kanë ngelur në veting ja kanë hedhur paq, por duket se ditët më të vështira do të vinë. Në maj do të vendoset për negociata mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ndërkohë që një ndër kushtet kryesore është që të hetohen të ngelurit në veting.

Kjo do të thotë se brenda majit SPAK do të hapë dosjet e pasurive për gjyqtarët e prokurorët. Por në radhët e drejtësisë ka dhe nga ata që kanë filluar lëvizjet për të shmangur çdo lloj të papriture. Dje Këshilli i Lartë Gjyqësor mbajti mbledhjen e parë të këtij viti dhe bëri me dije se 3 gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen, e cila është pranuar, duke u hequr statusin e magjistratit. “Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të tre gjyqtarëve”, thuhet në njoftim.

Për shkak të ligjit për të dhënat personale KLGJ nuk ka bërë të ditur emrat, por gazeta ka mësuar se dy prej tyre janë gjyqtarja e Apelit Shkodër, Marina Rraboshta dhe gjyqtari i Apelit, Stavri Kallço. Ky i fundit në dorëheqjen e dorëzuar ka deklaruar se motivi është për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore. Ndërkohë emri i tretë nuk dihet. KLGJ dje vendosi t’u heqë statusin e magjistratit, duke bërë kështu që të gjithë emrat t’i shpëtojnë vetingut.

Valë largimesh

Por interesant është fakti se gjyqtarët dhe prokurorët po përdorin si precedent atë që bëri ish-kryeprokurori Adriatik Llalla disa muaj më parë, në mënyrë që t’i shpëtojnë ndëshkimit. Sipas statistikave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, deri tani janë rreth 40 gjyqtarë dhe prokurorë që i janë shmangur procesit, duke mos hyrë në veting, ose kanë dalë në pension.

Ndërkaq plot 10 njerëz të drejtësisë kanë dhënë dorëheqjen pasi janë njohur me aktet e rivlerësimit. Bëhet fjalë për prokurorin Petrit Fusha dhe gjyqtarët Astrit Haxhialushi, Joana Qeleshi, Agim Bendo, Arjana Fullani, si dhe së fundmi gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku. SPAK sapo mori jetë, por zërat se në fokus të saj do të jenë dhe të ngelurit në veting janë shtuar. Kryeministri e ka premtuar, ndërkohë që dhe BE është shprehur se pa skanuar pasuritë kriminale nuk i hap negociata. Kjo i ka trembur të gjithë dhe kush e di se nuk e kalon vetingun, po merr masa të largohet pa bërë zhurmë.

Vendimet e tjera që miratoi KLGJ

Po ashtu, në mbledhjen e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi vendimin e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në 29 mars të vitit 2015 pezulloi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Kavajës, Osman Aliu. Në mbledhjen e djeshme, KLGJ vendosi të revokojë vendimin e ish-KLD, duke i njohur gjyqtarit Osman Aliu të drejtën e përfitimit të pagesës, për kohën kur ka qenë i pezulluar nga detyra. “Të revokojë Vendimin nr. 47, datë 29.04.2015, të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, “Mbi pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Osman Aliu”.

Por jo vetëm kaq, KLGJ i njohu të drejtën gjyqtarit Osman Aliu që të përfitojë të gjitha pagat e gati 5 viteve të pezullimit nga detyra. “T’i njohë gjyqtarit Osman Aliu të drejtën për përfitimin e pagës për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra, nga data 29.04.2015”, thuhet në njoftimin e KLGJ. Por për çfarë arsye u pezullua nga detyra Osman Aliu? Pesë vite më parë, kur ministër i Drejtësisë ishte Nasip Naço, ai i kërkoi presidentit Bujar Nishani, që në atë kohë ishte dhe kreu i KLD-së, që të pezullonte nga detyra gjyqtarin e Kavajës. Ministri Naço dyshonte se gjyqtari Osman Aliu kishte fshehur të ardhurat, ndërsa për të kishte nisur një hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Paraardhëse

Rama mund të tërhiqet si ministër i Jashtëm? Emrat për ta zëvendësuar

Pasardhëse

Astrit Patozi “thumbon” Ramën dhe Bashën: Ja pse nuk do ketë zgjedhje të parakohshme

Pasardhëse

Astrit Patozi “thumbon” Ramën dhe Bashën: Ja pse nuk do ketë zgjedhje të parakohshme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.