• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndizen motorët për Byronë e Hetimit, angazhohen FBI e ICITAP, amerikanët gati planin për hetime dhe arrestime në nivele të larta, ja detajet

7 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë e gjitha në dorë të amerikanëve. Ambasada e SHBA dhe Departamenti i Shtetit kanë kontribuar për të gjithë reformën në drejtësi, por sa i takon BKH ata do të kenë rolin kryesor. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka hapur faqen e saj zyrtare në internet “spak.al”, ku ka publikuar të dhëna të qarta mbi mënyrën se si do të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit. Që në fillim bëhet e ditur se ky institucion është investim amerikan, duke dërguar një mesazh të qartë për klasën e politikanëve të korruptuar në vend.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është partner kryesor në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit”, – thuhet në faqe.

Por si SHBA do të marrë në dorë BKH? Aty janë treguar me detaje rolet që do të kenë institucionet amerikane, që nga FBI, deri te ICITAP. Në faqen zyrtare bëhet me dije se rolin kryesor në ngritjen e BKH e ka padyshim FBI. Byroja Federale e Hetimit do të asistojë për vite me radhë që bosët e krimit dhe të korruptuarit të shkojnë pas hekurave.

“Në vitin 2016 u ra dakord që Qeveria e SHBA-ve do të ndërmerrte rolin udhëheqës në krijimi e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Qeveria shqiptare shprehu dëshirën që BKH-ja të reflektonte ngushtësisht standardet profesionale dhe praktikat më të mira të Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Kjo ambicie ka rezultuar në procesin e mëposhtëm të përzgjedhjes për BKH-në, që ndjek të njëjtin model si FBI-ja dhe një regjim trajnimi që do të sigurohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo nga trajnerët e FBI-ja. Mbi 60 persona të përzgjedhur do të shkojnë në SHBA në vitin 2020 për t’iu nënshtruar trajnimit në Akademinë e FBI-së në Kuantiko, Virxhinia”, – thuhet më tej.

Gati planet dhe rregulloret

Po ashtu është bërë i ditur dhe roli i ICITAP. Kjo organizatë do të përqendrohet te aspekti financiar, infrastrukturor dhe teknik. Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se janë gati rregulloret dhe planet për zgjedhjen e kreut të BKH dhe hapjen e garës për hetues. Pra të gjitha aktet nënligjore që do të mundësojnë arrestimet e bujshme janë hartuar nga amerikanët, duke treguar qartë se ata kanë një plan konkret për të shfarosur korrupsionin.

“Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP), Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, ka ofruar mbështetje të gjerë në procesin në vazhdimësi të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së). ICITAP-i ka ndihmuar në hartimin e drafteve për procedura dhe rregullore të ndryshme pune që do të rishikohen për aprovim nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sapo ai ose ajo të emërohet. Kjo punë është përqendruar në hartimin e një procesi rigoroz përzgjedhjeje dhe në një program trajnimi që do të sjellë shumë nga standardet dhe praktikat më të mira të Byrosë Federale të Hetimit (BKH-së)”, – thuhet në faqen e SPAK.

Në faqe është publikuar dhe një deklaratë e Z. Steve Bennett, Drejtuesi i Programit ICITAP në Shqipëri, i cili është besimplotë që planifikimi i detajuar do të japë rezultate pozitive për BKH-në, SPAK-un dhe qytetarët e Shqipërisë.

“Planifikimit për BKH-në i është kushtuar shumë vëmendje dhe punë. Ne jemi duke punuar për të përmbushur pritshmëritë e larta të qytetarëve të Shqipërisë për një njësi të policisë gjyqësore që shfaq standardet më të larta të integritetit, profesionalizmit dhe efikasitet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, – ka thënë ai.

Byroja e Hetimi do ketë rol kryesor në kopsitjen e dosjeve për pushtetarët. Momentalisht rolin kryesor e kanë pasur prokurorët, të cilët i kanë përdorur faktet sipas interesave. Por BKH do jetë më shumë se një polici gjyqësore dhe nëse kopsiten që aty provat, as prokurorët dhe as gjykatësit nuk kanë se çfarë të bëjnë. Në ditët në vijim SHBA do sjellë ekspertë në vend dhe pajisje teknologjike, që do të asistojnë në punën e hetuesve dhe prokurorëve.

Paraardhëse

Gati dosjet për pushtetarët me prona sheikësh, deputetë, ministra e krerë bashkish kanë fshehur mbi 100 mln euro pasuri në 16 vite, dalin të dhënat

Pasardhëse

“Moj Shqipni moj thuj marova”, Milaim Zeka befason dhe këndon për inat të Edi Ramës (VIDEO)

Pasardhëse

“Moj Shqipni moj thuj marova”, Milaim Zeka befason dhe këndon për inat të Edi Ramës (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.