• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Si po e kopjon Kurti, Edi Ramën: Propozoi ministra edhe nga jashtë Kosova

7 January, 2020
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lideri i VV’së, Albin Kurti, dje propozoi e 5 emra nga partia e tij për Ministra dhe një zëvëndëkryeministër, këtë madje pa u konsultuar me partnerin e mundshëm në koalicion, LDK’në. Çudia tjetër e gjithë kësaj ishte Blerim Reka nga Shkupi, të cilin Kurti e sheh si Ministër të Jashtëm të vendit, e më këtë, ai tentoi të ndërtojë një model të ngjashëm me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të propozuar ministra që vijnë nga jashtë vendit.

Pak para takimit të djeshëm me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, Kurti publikoi një video-mesazh përmes të cilit i bëri thirrje Mustafës të propozojë edhe ai emrat nga partia e tij, për postet shtetërore.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia”, tha Kurti në videon e publikuar në Facebook.

Fakti më interesant në gjithë këtë ishte propozimi i Blerim Rekës për Ministër të Jashtëm. Ish-kandidati për President të Maqedonisë së Veriut, po shihet i denjë nga Kurti për këtë pozitë.

Ndonëse, ky post ‘i ishte premtuar’ publicistit Veton Surroi, Kurti siç duket ndryshoi mendje dhe po dëshiron të ndjekë një model si ai i Edi Ramës.

Kryeministri Shqiptar vitin që lam pas bëri një reformatizim të ministrave në Qeverinë e tij, ku mes tyre ishin edhe nga Kosova.

Tashmë në Qeverinë Ramaj poste të larta kanë edhe Gent Cakaj, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe Besa Shahini, Ministre e Arsimit.

Ani pse Kurti nuk arriti të formojë Qeveri deri tash, nëse ia del ta bëj një të tillë ai po tenton ta ndërtojë me një model të ngjashëm si të Ramës.

Paraardhëse

Kishin futur presh dhe komplet qingjin brenda valixhes, doganierët amerikanë ngelin pa mend nga ajo që i gjejnë shqiptarit ne avion

Pasardhëse

Befason Vuçiq: Asnjëherë nuk e kam mohuar çka i kemi bërë popullatës shqiptare

Pasardhëse

Befason Vuçiq: Asnjëherë nuk e kam mohuar çka i kemi bërë popullatës shqiptare

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.