• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore, reagon Dashamir Shehi: Jo ndryshim të sistemit, ja ku do të fokusohemi

7 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Opozita është mbledhur ditën e djeshme sa i takon reformës zgjedhore dhe ka njoftuar se do të dalë me propozime konkrete mbi këtë të fundit. Një nga aleatët kryesorë të Partisë Demokratike, ka zbardhur dje një pjesë të platformës së opozitës sa i përket zgjedhores.

Ishte kreu i PD Lulzim Basha, ai që deklaroi se shumë shpejt do të bëhet publike platforma e opozitës për reformën zgjedhore, ndërkohë që dje kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, ka zbuluar se platforma është përqendruar vetëm të administrimi i sistemit zgjedhor dhe jo tek ndryshimi i sistemit. Shehi theksoi se opozita është përqendruar për të shmangur vjedhjen e votës dhe administrimin e zgjedhjeve.

I pranishëm gjatë një diskutimi tek Akademia e Shkencave, Dashamir Shehi deklaroi se nëse do të ketë një shans për të bërë zgjedhjet në pranverë, nuk është e nevojshme ndryshimi i sistemit, por në një plan më afatgjatë po. “Ndryshimi në disa elementë të administrimit zgjedhor. Kodi zgjedhor, pjesë e sistemit që prodhon politikë dhe administrimit që prodhon votën, u jep të drejta qytetarëve, por që nuk ka një efekt në politikën reale. Me këtë pjesë të sistemit, nuk ka hyrë fare në temë. Jemi marrë vetëm se si do administrohen zgjedhjet e reja, si qytetarit të mos i vidhet vota, me pak fjalë burokracia zgjedhore ose administrimi. 18 muaj kohë e mjaftueshme për të hyrë lojtarë të rinj në fushë, nëse zgjedhjet bëhen në 2021 të ndryshohet sistemi. Ky sistem krijon një lloj fuqie centrifuge nga shteti shqiptar. Nëse bëhen zgjedhjet në pranverë do kapërdihet çdo lloj sistemi”, deklaroi Shehi.

Rikujtojmë se ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi aleatët e tij në një mbledhje të posaçme sa i takon reformës zgjedhore. Sakaq është bërë me dije se ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të mbledhë në selinë blu aleatët, ku në fokus do jetë përsëri reforma zgjedhore, por edhe aksioni opozitar. Kujtojmë se tri grupet janë, grupi i oponencës të përbërë nga Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ilirjan Muho. Grupi i ndryshimeve ligjore dhe listimi i rekomandimeve të OSBE-së, çështje e votimit, identifikimi biometrik dhe elektronik dhe financimi, ku bën pjesë Ivi Kaso, Dhurata Çupi dhe Eriol Brahimllari. Ndërsa grupi i tretë është grupi i vullnetit politik, ku bën pjesë Oerd Bylykbashi.

Paraardhëse

Njëra më e bukur se tjetra, motrat Vjollca shfaqen super-tërheqëse nga Dubai (FOTO)

Pasardhëse

Thellohen përplasjet, Basha gati draftin për reformën zgjedhore, Kryemadhi del hapur kundër financimit të partive nga shteti

Pasardhëse

Thellohen përplasjet, Basha gati draftin për reformën zgjedhore, Kryemadhi del hapur kundër financimit të partive nga shteti

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.