• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kroacia merr Presidencën e BE! Gramoz Ruçi uron kryeparlamentarin kroat, tregon çfarë mundësie është kjo për Shqipërinë

2 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi kryeparlamentarit kroat Gordan Jandroković me rastin e marrjes së Presidencës së BE nga Kroacia. Në mesazhin e tij Ruçi shkruan se Presidenca kroate është një mundësi për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Është një sprovë e vështirë, por edhe domethënëse dhe bukur që vetëm shtatë vjet pas pranimit si anëtare e familjes europiane, vendi ynë fqinj, mik dhe partner, merr kryesimin e saj”, shkruan ndër të tjera kreu i parlamentit shqiptar.

Ruçi thekson se ‘Ne kemi besim se Parlamenti dhe Qeveria e Kroacisë si edhe ju personalisht, siç edhe e kini shpallur, do t’i kushtoni vëmendjen që i takon avancimit të agjendës europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor’.

LETRA E PLOTË:

“I dashur Gordan,

Me rastin e fillimit të Presidencës Kroate të Bashkimit Europian, kam kënaqësinë që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal tJu uroj Ju dhe Parlamentin e Kroacisë realizimin me sukses të kësaj sfide.

Është një sprovë e vështirë, por edhe domethënëse dhe bukur që vetëm shtatë vjet pas pranimit si anëtare e familjes europiane, vendi ynë fqinj, mik dhe partner, merr kryesimin e saj.

Shqipëria ka pritur me entuziazëm dhe besim prioritetet e Presidencës Kroate, bërë të njohura nga Ju dhe autoritetet e larta shtetërore: Europë që zhvillon, Europë që lidh, Europë që mbron, Europë që ndikon, sipas vizionit “Një Europë e fortë, në një botë plot sfida”.

Ky vizion dhe këto prioritete janë në koherencë me Agjendën e Re Strategjike të Këshillit Europian, 2019-2024, dhe Direktivat Politike të Komisionit Europian.

Ne kemi besim se Parlamenti dhe Qeveria e Kroacisë si edhe Ju personalisht, siç edhe e kini shpallur, do t’i kushtoni vëmendjen që i takon avancimit të agjendës europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Siç edhe kemi pasur rastet të diskutojmë gjatë takimeve tona të shpeshta kohët e fundit, Kuvendi, Qeveria, institucionet dhe qytetarët e Shqipërisë janë përfshirë në një agjendë reformash të guximshme gjithëpërfshirëse kombëtare në prioritetet kyçe të integrimit dhe kanë arritur rezultate të dukshme, të prekshme e të vlerësuara nga Parlamenti dhe Komisioni Europian, të cilët rekomanuan çeljen e negociatave të anëtarësimit në mbledhjen e tetorit 2019.

Edhe pse Këshilli Europian nuk arriti të rekomandonte çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e 17-18 tetorit 2019, kjo nuk na ka dekurajuar, por përkundrazi, na ka mobilizuar më shumë dhe na ka rritur ndjenjën e përgjegjësisë për integrimin europian të Shqipërisë.

Unë shpreh bindjen se Presidenca Kroate do të jetë Presidenca e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe se gjatë Presidencës Suaj do të çelen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Kroacia do t’ia arrijë me siguri që vendet skeptike të kapërcejnë barrierat konceptuale jorealiste dhe t’i bind ato se rajoni ynë është një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian dhe qytetërimit perëndimor.

Më lejoni, i nderuar koleg, që bashkë me përgëzimet për një Presidencë Kroate të sukseshme, t’ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2020.

Paraardhëse

Ribashkohen pas 11 vitesh Rebelët, grupi jep lajmin e shumëpritur (FOTO)

Pasardhëse

Ditmir Bushati mesazh kryeministrit Rama për kryesimin e OSBE: Kjo është arritja më e rëndësishme në politikën e jashtme për Shqipërinë

Pasardhëse

Ditmir Bushati mesazh kryeministrit Rama për kryesimin e OSBE: Kjo është arritja më e rëndësishme në politikën e jashtme për Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.