• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Kleriku i njohur musliman: Cili është kuptimi i Vitit të Ri?

1 January, 2020
në Kuriozitete
0
44
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këto ditë, kur një pjesë e mirë e njerëzve kudo në botë, mes tyre dhe shqiptarë, u përfshin në atmosferën e ndërrimit të viteve, kjo si çdo herë prej kur s’mbahet mend, një prej klerikëve më të njohur muslimanë, Justinian Topulli, i kushtoi një trajtesë të shkurtër kritike kësaj feste.

Nën titullin “Reflektim për një festë pa kuptim”, Topulli tenton të hyjë në thelb të një ndjesie mbarëshoqërore, duke vënë në dyshim aspektin racional të saj, thënë ndryshe atë kuptimor.

Përsiatja e plotë e Topullit në FB:

Njeriu është qenie që i jep kuptim gati çdo gjëje që e rrethon, qoftë ky kuptim funksional ose qëllimor. Kjo është një prirje e lindur e tij, që provohet edhe nga studimet në sferën konjitive të njeriut.

Kështu funksioni i një feste është të të dhurojë disa momente kënaqësi, por ndërkohë cili është kuptimi i saj i vërtetë?

Viti i ri nuk është i vetmi rast që njerëzit kanë për të gëzuar, qoftë individualisht, me familjet ose me shoqërinë, kështu që ky funksion nuk mund të jetë qëllimi i final tij.

Shumica e njerëzve janë të prirë që kuptimin funksional të shumicës së gjërave ta konsiderojnë si kuptimin qëllimor të tyre dhe të mjaftohen me aq, pa ditur kuptimin e tyre fundor.

Kështu ndodh edhe me kremtimin e vitit të ri tek ne, i cili është një kremtim krejt profan, pas të cilit nuk gjendet asnjë kuptim sublim dhe nuk synon t’i rikujtojë njeriut asnjë mesazh qenësor. Edhe pse ndërrimi i kalendarëve na rikujton se koha rrjedh dhe vitet ikin dhe bashkë me to edhe shumë gjëra ndryshojnë, çka e bën këtë çdo ditë e re e javës, çdo muaj që përsëritet e çdo stinë që vjen, asgjë më shumë se kaq nuk rithotë kjo festë. Në fakt shumica e njerëzve as për këtë duket se nuk kanë nevojë, përkundrazi ata janë të interesuar vetëm për funksionin e saj argëtues dhe asgjë më shumë.

Njerëzit duken se jetojnë për t’u ushqyer, ndërkohë që ushqimi është mjet për të jetuar. Gëzojnë dhe kënaqen, ndërkohë që ato shërbejnë për t’u rehatuar nga lodhjet e jetës. Lindin dhe rrisin fëmijë, ndërkohë që ata thjesht u trashëgojnë atyre emrin, pasurinë dhe racën…

Cili është pra qëllimi i vërtetë i kësaj feste? Në fakt cili është qëllimi i vërtetë i kësaj jete?

Festa e vitit të ri është një nga treguesit më domethënës se jeta e shumicës së njerëzve është e mbushur me pakuptimësi dhe vetëm me funksione e mjete që në fund nuk thonë asgjë të përtejshme, asgjë sublime. Kështu pra njerëzit kryejnë tradhtinë dhe mashtrimin më të madh ndaj vetvetes, duke e lënë atë të humbasë, e harbuar dhe e dalldisur pas bukurisë së lëvozhgave dhe duke mos kërkuar shijen e thelbit.

Paraardhëse

Këto janë tre qarqet më “dembelë” në Shqipëri

Pasardhëse

Spektakël me fishekzjarre, pamjet mahnitëse se si u prit Viti i Ri nëpër botë (VIDEO)

Pasardhëse

Spektakël me fishekzjarre, pamjet mahnitëse se si u prit Viti i Ri nëpër botë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.