• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Humbën familjen nga tërmeti, por nuk dinë ende asgjë, flet zjarrfikësi Albert Cara: Kush do ua japë lajmin e zi?

30 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për familjen Cara në Thumanë, tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të shumëfishtë. Shtatë prej anëtarëve të kësaj familjeje u shuan nga lëkundjet e tokës dhe gjallë mbetën vetëm dy prej tyre.

Albert Cara humbi bashkëshorten Fatmira, dy djemtë Hasan dhe Almir, vajzën Erisa, si dhe të fejuarën e Almirit, Stela. Ndërsa kushërira e tij, Lindita Cara, e cila gjithashtu i shpëtoi tërmetit katastrofik, humbi vajzën e saj Sadajana dhe nënën Anthi. Dy familjet jetonin në të njëjtin pallat, njëra në katin e 4 dhe tjetra në katin e 5 të ndërtesës së shkatërruar thuajse tërësisht. Dy të mbijetuarit, Albert Cara dhe Lindita Cara ndodhen ende në spital, nën kujdesin mjekësor.

I ftuar në “Historia ime”, zjarrëfikësi Arben Cara tregoi se ata ende nuk e dinë se kanë humbur familjarët e tyre. Ndërkohë as familjarët nuk e dinë se kush do jetë personi që do marrë guximin për t’iu transmetuar lajmin e trishtë.

Arben Cara: Ne po mundohemi që t’i japim kurajo familjarëve që kanë shpëtuar, Albertit dhe Linditës. Deri më tani, në këto momente që po flasim ata nuk dinë asgjë, pavarësisht se e imagjinojnë nga gjithë ajo gjë që ka ndodhur, ata kuptojnë diçka sepse nuk kanë asnjë lloj kontakti, telefona s’kanë, kemi ndaluar gjithë komunikimin nga doktorët dhe nga të afërmit që ata të kontaktojnë.

Mirela Milori: Ku janë aktualisht?

Arben Cara: Aktualisht, Alberti vazhdon të jetë në Itali. Ka bërë dy ndërhyrje kirurgjikale dhe pritet të bëhet edhe një ndërhyrje tjetër. Shpresojmë tek Zoti dhe tek doktorët që të paktën mos mbetet i paralizuar, të mbetet njeri normal në jetën e përditshme, pas gjithë asaj që ka kaluar. Lindita është tek Spitali i Traumës, ajo është mirë. Ka pak probleme me krahun e djathtë, por që besoj ajo do ta kalojë, nuk ka për të pasur probleme, kemi shumë shpresë.

Mirela Milori: I kërkojnë familjarët e tjerë? Çfarë ju thoni?

Arben Cara: Patjetër që ata kërkojnë, ne ju themi që ata janë të dëmtuar, ndodhen në spitale, po marrin kurimin e duhur dhe nuk e dimë as vetë, se kush do të jetë personi, saktësisht kush do ta transmetojë këtë lloj lajmi të zi. Është diçka që askush nuk e merr këtë barrë përsipër. Ju vetë e kuptoni që të jesh në një situatë të tillë, të humbasësh gjithë familjen, as vetë nuk e dimë kush do jetë personi që do e transmetojë, do e japë këtë lajm të tillë.

Paraardhëse

Monika Kryemadhit i tregojnë vendin: Zoti ju dhëntë çfarë meritoni dhe ne Zoti na marrtë hakën

Pasardhëse

Dalin disa prej analizave shkencore, pse u rrëzuan godinat më 26 nëntor?

Pasardhëse

Dalin disa prej analizave shkencore, pse u rrëzuan godinat më 26 nëntor?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.