• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Tërmeti, autokolona me 300 ton ndihma niset nga Bosnja për në Shqipëri

26 December, 2019
në Botë
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një autokolonë me ndihma prej rreth 300 ton mallrash, kryesisht materiale ndërtimi, në organizim të Shoqatës “Pomozi.ba” u nis dje nga Sarajeva për në Shqipëri.

Themeluesi i Shoqatës “Pomozi.ba”, Elvir Karaliç tha se para një muaji ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Karaliç tha se kërkesat ishin fillimisht për ushqim, dyshekë, tenda dhe garderobë, por pas konsultimit me Shtabin e Krizave në Durrës, pati një ndryshim.

“U informuam se materiali ndërtimor është më i domosdoshëm ashtu që zhvendosëm fokusin tonë nga ushqimi, i cili ishte në fazën fillestare, tek materiali ndërtimor. Pra, nga këto 300 ton ndihma, ka 14 maune, rreth 270 ton janë material ndërtimi ndërsa pjesa tjetër është ushqim, dyshekë dhe pelena”, tha Karaliç.

Ai shtoi se kjo ndihmë është nga populli i Bosnjë e Hercegovinës për popullin e Shqipërisë.

Konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në BeH, Muharrem Zejnullahu, kujtoi se menjëherë pas tërmetit, “Pomozi.ba” u përfshi në mbledhjen e ndihmës.

Ai falënderoi “Pomozi.ba” dhe të gjithë qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës. Ai shtoi se krerët e shumë qyteteve të vendit, veçanërisht në Federatën e BeH-së kontaktuan me të dhe ofruan mbështetje dhe shprehu gatishmërinë për ndihmë.

“Kjo është një nga autokolonat më të mëdha të ndihmës humanitare të këtij lloji që niset pas tërmetit në Shqipëri. Një autokolonë e madhe, 14 maunë të mëdhenj me 300 ton materiale ndërtimi dhe ndihma tjera”, tha Zejnullahu.

“Nuk jam i befasuar nga reagimi i qytetarëve të BeH-së, me reagimin fillimisht të Elvirit dhe shoqatës së tij, meqë e dimë çka kanë kaluar. Kjo është një katastrofë natyrore, ndërsa ne kemi pasur një fatkeqësi të tmerrshme nga mendja dhe dora e njeriut. Ne kemi kaluar nëpër golgotën e gjithçkaje dhe e dimë se si është kur dikush mbetet pa asgjë dhe një shtëpi, ndërsa në Shqipëri dhe Durrës dhjetëra mijëra kanë mbetur pa kulm mbi kokë”, tha Zejnullahu, duke shtuar se kjo ndihmë është e mirëseardhur.

Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi 51 persona të vdekur dhe qindra të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar dhe dëmtuar pallate, shtëpi, monumente kulturore, shkolla, objekte të institucioneve.

Paraardhëse

“Ik se nuk është për ty ajo”, Ermal Mamaqi nuk donte t’ia prezantonte, aktori shqiptar tregon si u lidh me këngëtaren e njohur

Pasardhëse

Dorëhiqet ministri: Është e kotë të ngrohësh kolltukun në zyrë

Pasardhëse

Dorëhiqet ministri: Është e kotë të ngrohësh kolltukun në zyrë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.