• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama në Gjorm të Laçit ngacmon fshatarin: I papunë e i veshur kështu si model (VIDEO)

25 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar me turneun e tij të vizitave në familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot Edi Rama shkoi në fshatin Gjorm të Laçit, ku vizitoi disa nga familjet që kanë mbetur pa banesë prej tërmetit e ngacmoi paksa familjen të cilët e pritën për drekë.

Në njërën prej familjeve, kryeministri u ndal si ‘vizitor’ për të parë nga afër gjendjen dhe për të konsumuar diçka për të ngrënë. Kryefamiljari e priti me ushqim kryeministrin, teksa ky i fundit po pyeste fëmijët e vegjël se çfarë bënin në jetën e tyre të përditshme.

Përveçse bisedës, Rama i tregon familjes projektin për një lagje të re në Laç, ku do të akomodohen të gjithë banorët që mbetën pa shtëpi prej tërmetit.

Biseda e Kryeministrit me banorët në Gjorm të Laçit:

Rama: Merreni (mishin) me dorë se s’kemi pirun…këto kushte kemi. Çfarë klase je?

Vajza: Në klasë të dytë

Rama: Si je me mësime?

Vajza: Tek të dalluarit…

Rama: OOooo, do vdes, ka lezet, ke të dallimit…

Rama: Po ti ku je? (i drejtohet djalit të madh të familjes)

Djali: Unë nuk e kam ndjek shkollë, 12 vjet dhe nuk kam vazhduar më.

Rama: Po çfarë bën, punon?

Djali: Jo aktualisht pa punë..

Rama: Pa punë por kështu qenke i vesh si model, top model. Po pse pa punë? Të të fusin në punë… apo varet çfarë pune..

I zoti i shtëpisë: U nis për të ik në Angli, por e kthyen…

Rama: Po ti?

I zoti i shtëpisë: Kësaj ja kam hequr shkollën unë, se e fejova 15 vjeçe

Rama: Hmmm….

I zoti i shtëpisë: Traditat tona…. mbaroi klasën e 9-të

Rama: Pse? Nuk e lije ti bënte vetë këto..

I zoti i shtëpisë: Jo, më hynë me zor, ma morën gati si me zor.., nuk u lidh kjo por me shkues

Lindita Nikolla: Ato janë tradita të kalume ato, kanë kaluar tani…

Rama: Po ca kanë kaluar, ja…

I zoti i shtëpisë: Tani ai ka rënë në burg në Itali, ka tre vjet

Rama: Ja paske gjet tamam…

Rama: Hajde jeta kshu e ka.. s’ke ça bën..mos u mërzit

I zoti i shtëpisë: Ti mirëserdhe njëherë e ta priftë zoti mbarë, je burrë i fortë

Rama: Shko merre koka kolën se e piu goca…

Lindita Nikolla i drejtohet Ramës: Do marrësh çik djathë…

(Rama nuk kthen përgjigje… Nikolla ul pjatën në tavolinë…)

Rama: Besoj që në fillim të pranverës do vendosim shtëpiat dhe 100 % brenda vitit tjetër të gjithë do ti sistemojmë, ata që kanë shtëpitë individuale.

Rama: Ju falënderoj shumë për mikpritjen..

VIDEO:

Paraardhëse

Revoltohet ish-depuetja e LSI-së: Ka kaluar çdo kufi! Kush është Rama për t’iu drejtuar në një mënyrë të tillë liderëve të Kosovës?

Pasardhëse

Paloka zbardh pazaret e fshehta të Edi Ramës, ja detajet

Pasardhëse

Paloka zbardh pazaret e fshehta të Edi Ramës, ja detajet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.