• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

‘Hilja’ e Greqisë për 12 miljet në detin Jon, gazi dhe qasja në Kanalin e Otrantos që po josh fqinjët

25 December, 2019
në Botë
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ishte zëri i fundit nga Athina që kërkoi me ngulm imponimin ndaj Shqipërisë dhe zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje në Detin Jon.

“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë. Politika jonë po tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete. Të zgjerohemi 12 milje me Shqipërinë, 12 milje dhe pa vonesë. Koha nuk është në avantazhin tonë”, deklaroi ajo.

Vetë Mitsotakis, njëkohësisht vëllai i saj më i vogël që prej momentit të marrjes së detyrës si Kryeministër ka heshtur për këtë temë, por gjatë periudhës që ishte në opozitë kundërshtonte qeverinë e Alexis Tsipras duke këmbëngulur tek varianti që Greqia të zgjerojë me 12 milje në Detin Jon.

Bakojanis nuk është e vetmja që propozon këtë. Para saj për 12 milje zgjerim të ujërave territoriale greke fliste edhe Nikos Kotzias, megjithëse ishte ende në bisedime me homologun shqiptar, Ditmir Bushati dhe ky i fundit e hodhi poshtë këtë deklaratë të ish-kryediplomatit grek.

“Urdhëresat e mia janë të gatshme për të zgjeruar ujërat tona kombëtare në 12 milje nga Othonoit deri në Antikithira. Vendi ynë do të shtrihet në 12 milje, përveçse në ngushtica, ku do të shkojmë me parimin e vijës së mesme”, deklaronte ai pas dorëzimit të detyrës si ministër i Jashtëm grek.

Por, çfarë qëndron pas kokëfortësisë së Greqisë për të zgjeruar ujërat e veta territoriale me 12 milje detare duke marrë si pikë nisjeje ishullin e Othonoit? Pas kësaj me gjasw qëndrojnë një kompleks interesash në fushën energjitike. Zgjerimi jo vetëm që do t’i jepte Athinës një zonë të gjerë që mendohet se është e pasur me naftë e gaz në Detin Jon, por do t’i garantonte gjithashtu edhe akses në Kanalin e Otrantos. Pikwrisht aty është projektuar kalimi i “Poseidon”, zgjatimi i fundit i gazsjellësit “East Mediterranean”.

Greqia po lobon fort që puna për përfundimin e këtij gazsjellësi, që nis nga Izraeli dhe përmes Detit Mesdhe përfundon në Itali, të përmbyllet sa më parë. Për këtë këtë temë, mediat greke thonë se është diskutuar në një bisedë telefonike ditët e fundit mes Kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotaqis dhe atij izraelit, Benjamin Netanjahu.

Shtrirja prej 6 miljesh detare që ka aktualisht Greqia ja pengojnë asaj qasjen në Kanalin e Otrantos, që sot është i ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rrjedhimisht edhe zgjerimin e hegjemonisë mbi gazsjellësin“East Med”.

Vetë Shqipëria i ka 12 milje gjerwsi ujërat territoriale, sipas një vendimi tëviteve ’70, vendim që nuk është kundërshtuar nga asnjë vend tjetër, për shkak se konsiderohet brenda ligjeve ndërkombëtare të ndarjes së detit.

Por, çfarë e bën të ligjshme ndërkombëtarisht shtrirjen e Shqipërisë me 12 milje detare dhe çfarë e bën të paligjshme ndërkombëtarisht shtrirjen po me këtë distancë të Greqisë? Ekspertët kanë sqaruar se parimi ndërkombëtar i shtrirjes së ujërave territoriale me 12 milje zbatohet kryesisht kur pika e nisjes është nga një tokë kontinentale, jo nga ishujt, e aq më pak nga një ishull thuajse i pabanuar si ishulli grek i Othonoit në veri-perëndim të Korfuzit. Parimi tjetër që përforcon të drejtën e Shqipërisë është ai i njohur ndërkombëtarisht se toka kontinentale prevalon mbi tokën ishullore kur bëhet fjalë për ndarjen e detit.

Pretendimi i Greqisë pwr të zgjeruar kufirin në veri-lindje të ishullit të Othonoit i jep Athinës një territor të gjerë detar dhe mundësi shtesë për rrugën se ku mund të kalojë gazsjellësi “East Med”, duke shmangur kështu Shqipërinë. Por, ky zgjerim rrezikon të mbivendoset me ujërat territoriale shqiptare në veri-lindje të ishullit të Othonoit, edhe nëse dy vendet vendosin që për Ngushticën e Korfuzit të zbatojnë parimin e barazlargësisë, duke qenë se parimi i 12 miljeve nuk mund të zbatohet në këtë ngushticë.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë dhe një vendim i njëanshëm nga ana e Greqisë me 12 milje nuk do të prekte vetëm Shqipërinë. Turqia e ka deklaruar në më shumë se një rast se nëse Greqia vendos të zgjerohet me 12 milje, atëherë ajo do të bëjë të njëjtën gjë me ujërat territoriale të ishujve që ka në Egje, duke përshkallëzuar mbivendosjen e pretendimeve për të cilat përplasen prej vitesh Athina e Ankaraja në këtë pjesë.

“Kërcënimi” turk është marrë seriozisht në Greqi, aq sa gjithmonë zërat që kanë përmendur termin “zgjerim deti me 12 milje” e kanë bërë këtë, ose në përfundim të mandatit, si në rastin e Nikos Kotzias, ose kur kanë qenë në opozitë dhe nuk kanë patur gjë në dorë, si në rastin e Qiriakos Mitsotaqis dhe Dora Bakojanisit./gazetasi

FOTO:

Paraardhëse

Çfarë pritet të ndodhë me motin nesër? Ditët e ngrohta japin “lamtumirën”, temperaturat zbresin nën zero gradë

Pasardhëse

“E ke mendjen e ngarkuar nga horrat gjuhështhurur”, revoltohet kryeministri Rama

Pasardhëse

“E ke mendjen e ngarkuar nga horrat gjuhështhurur”, revoltohet kryeministri Rama

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.