• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

“Të bëjmë gjëra të vogla për ndryshime të mëdha,” Rudina Xhunga jep mesazhin e fortë: Na presin lajme të mëdha, 2020 viti që do të vërë pikat mbi ‘i’

24 December, 2019
në Shqip+
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, gazetarja Rudina Xhunga përshëndeti amnistinë e njoftuar nga ministria e drejtësisë për festat e fundvitit, ku përfitueset kryesore janë gra. Xhunga solli në vëmendje emisionin e realizuar në burgun e grave, ndërsa u shpreh e lumtur për ato gra e vajza që do të fitojnë lirinë nga amnistia e fundvitit.

“Është një amnisti që e kam pritur gjatë gjithë vitit. Janë 28 gra që i njoh emër për emër, jam prekur me historinë e tyre. Një grua nuk vret se është e fortë vret se është e dhunuar. Burrat vrasin në emërt të forcës, nderit, paburrësisë që kanë akumuluar ndër vite. Gratë vrasin se lodhen se duan të mbrojnë fëmijët, se nuk ia dalin dot. Unë i takova bashkë me fëmijët atëherë, jam e lumtur për ato gra.”– u shpreh Xhunga, ndërsa u ndal të uroj të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve me fjalët e mbretëreshës së Anglisë.

“Nesër janë krishtlindjet, po mbyllim një vit të traumatizuar. Kur po vija këtu, lexova mesazhin e Mbretëreshës së Anglisë e cila thoshte: Uroj që me hapa të vegjël të bëjmë ndryshime të mëdha në Botë, ndaj me fjalë të vogla të mund t’i urojmë njëri tjetrit Gëzuar Krishtlindjet, është një ditë feste, për të sjellë pak atmosferë, dhe të kuptojmë që cdo ditë që jemi në këtë jetë është një festë. Jeta vetë është një festë, humbën jetën njerëz pak ditë më parë, ata nuk do jenë më, i përcollëm. Ndaj përtej kritikave, hallave që ka ky vend, mbase do të duhet të vishemi me të kuqe, edhe t’i themi vetes, unë jam në jetë dhe për sa kohë jam në jetë mund t’ia dal të bëj gjëra të vogla për ndryshime të mëdha.-” tha ajo.

Rudina Xhunga u shpreh se ashtu si çdo Krishtlindje edhe kjo mbrëmje do e gjejë në Durrës, duke e konsideruar këtë qytet si shtëpinë e saj të Krishlindjeve.

‘Sot do nisem për në Durrës, jo për propagandë po sepse çdo vit kam qenë në Durrës, është shtëpia ime e Krishtlindjeve, është e ardhmja e turzimit shqiptar. Sepse një Durrës që feston sot, do të thotë hotele të tëra me turistë, vitin që vjen dhe hotele të tëra të Durrësit të oazit të madh të turizmit shqiptar të mbushura me turistë, do të thotë më shumë para për ekonominë shqiptare vitin që vjen.” – vijoi më tej Xhunga.

Duke u ndalur në zhvillimet politike në vend e rajon, Xhunga komentoi edhe nismën për të ashtuquajturin Shengen Ballkanik, për të cilën tha se komunikimi është e vetmja zgjidhje mes palëve.

“Nuk përfitojnë asgjë nëse e ndajnë kohën me fyerje e batuta. Mënyra si e kanë ndarë kohën me batuta, spërfiton askush. Po nuk komunikove nuk përfiton asgjë, ka ndjeshmëri pasi shqiptarët, nuk e kuptojnë po nuk e ndjëjnë dot c’i ka ndodhur Kosovës. Dhe mënyra si reagon Serbia zyrtare, duke thënë Reçaku nuk ekziston është fyese. Kështu që e vërtetë është që nuk ka zhvillim pa komunikim, po nuk ka komunikim nëse hynë ‘me këmbën e mjatë’. Unë besoj të komunikimi, te minishengeni, me frazat ‘unë dua këtë’, nuk kemi zhvillim. Kompromiset i bëjnë ata që janë vrarë e lënduar, ndaj mos t’ia kërkojmë të gjitha Kosovës, të kërkojmë të ndryshojnë gjuhë serbët fillimisht” – theksoi Xhunga, ndërsa komentoi edhe pritshmërinë e saj për vitin 2020.

“Mezi po e pres 2020, ishte një vit ku ujërat lëvizin. Krijimi i SPAK është një lajm i madh. Do jetë një vend ku ca pika do vihen mbi ‘i’. Na presin lajme të mëdha. Çdo ndryshim është i mirëpritur, do ndryshojë perceptimi në këtë vend, e para publike si një gjë për të bërë gjithçka private, në fillim do ndryshojë mentaliteti më pas do të vijnë edhe arrestimet. Ndryshimet në drejtësi do sjellin lëvizje në politike. Kemi parë një vit ku njerëzit nuk lëvizin nga e vetja. Ndryshimet e mëdha në drejtësi do sjellin ndryshime në politike. Do krijohet një klimë për të ndryshuar ekuacionin politik, do krijohet më shumë besim që mund të përfshihesh në politik dhe të ndryshosh. na presin ‘probleme’ interesante.” vijoi më tej gazetarja Xhunga.

Paraardhëse

Habit regjisorja e njohur me deklaratën: Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana Gjata, se do thoshin e fitoi me paratë e atij bolit

Pasardhëse

Shprehu hapur mbështetjen e “Mini-shengenit Ballkanik”, Astrit Patozi komenton deklaratën e Majlinda Bregut

Pasardhëse

Shprehu hapur mbështetjen e “Mini-shengenit Ballkanik”, Astrit Patozi komenton deklaratën e Majlinda Bregut

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Këtë të enjte, seanca parlamentare u ndërpre pas vetëm 25 minutash, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita. Kreu i...

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025

“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

18 September, 2025

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

17 September, 2025

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.