• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Taksa në ‘Rrugën e Kombit’, Haradinaj “thumbon” sërish Ramën: Ajo gjobit Kosovën me 13 milionë euro në vit

24 December, 2019
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ia ka kujtuar sot gjatë ditës homologut të tij në Shqipëri, kryeministrit Edi Rama, dëmet që ia shkakton Kosovës, taksa e vendosur në Rrugën e Kombit. Në një paraqitje publike, Haradinaj ka thënë se kjo taksë, e gjobit Kosovën me 13 milionë euro për çdo vit.

Haradinaj ka deklaruar sot se viti 2019 nuk ka qenë vit i lehtë për ekonominë e vendit, derisa, ka kujtuar edhe disa ngjarje që e kanë shënuar vitin që po lëmë pas.

Kryeministri në detyrë tha se është e vërtetë që është rritur eksporti i Shqipërisë për 30 për qind në vend, e se ka arritur shifrat e 70 milionë euro. Mirëpo, ai nuk e la pa e përmendur dëmin që po i shkakton taksa në Rrugën e Kombit.

Haradinaj u shpreh se vendosja e kësaj taksë është gabim, e kjo i ka shkaktuar Kosovës 13 milionë euro.

“Është gabim i madh vendosja e taksës në Rrugën e Kombit, dhe e çmimit për skaner për një transportues 42 euro, dhe kjo ka rezultuar me 13 milionë euro taksë për shkëmbimet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.”

Ai shton se këto miliona do të mund të ishin investuar për të lehtësuar qarkullimin e ndërsjelltë, e se shton se është i sigurtë se nga kjo Shqipëria do të mund të ishte rritur shumë.

“Sikurse këto 13 milionë euro t’i kishim investuar në lehtësirat e qarkullimit të ndërsjellë jam i sigurt që prej atyre 450 milionëve Shqipëria do të mund të ishte rritur shumë. Kjo tregon se ne nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë Kosovë – Shqipëri por përkundrazi i kemi vendosur vetës pengesa duke e fajësuar njëri tjetrin”, theksoi kryeministri në detyrë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për taksën 100 për qind të vendosur për produktet serbe e boshnjake, teksa ka shtuar se do të ishte gabim nëse qeveria e re do të merrte vendim për ta larguar.

Paraardhëse

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm, ky produkt dhuratë për fëmijët mund të jetë problematik

Pasardhëse

Gazetari i njohur shqiptar “sfidon” publikisht kryeministrin, i kërkon ta vizitojë Prishtinën

Pasardhëse

Gazetari i njohur shqiptar “sfidon” publikisht kryeministrin, i kërkon ta vizitojë Prishtinën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

Nga lajme10
30 December, 2025
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit ka deklaruar se Shqipëria do të prodhojë mjete të...

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.