• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Miratimi i reformës zgjedhore, Hajdari: Ja pse kërkojmë ndryshim të sistemit, i trembem një pakti të dytë Rama-Basha

20 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Miratimi i reformës zgjedhore dhe propozimet e opozitës parlamentare kanë sjellë përplasje mes palëve. Bashkëkryetarja Rudina Hajdari u shpreh se opozita ka dorëzuar në Kuvend propozimin e saj për ndryshimin e sistemit, pasi sipas saj ky ndryshim do iu jepte mundësi qytetarëve të zgjidhnin për përfaqësim personin e preferuar.

Gjatë një interviste televizive, ajo tha se ka ardhur koha për mekanizma të reja në administrimin e zgjedhjeve, duke e vënë theksin te shit-blerja e votës, fenomen ky sipas Hajdarit mjaft shqetësues.

“Sot pati një mbledhje tjetër të parashikuar rreth një drafti të ri të sjellë nga ekspertët tanë lidhur me infrastrukturën e administrimit zgjedhor. Në këtë proces do të kemi disa risi që kanë lidhje me transparencën e plotë që do u ofrohet të gjithë subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë. Duhet të kemi mekanizma të reja në administrimin e zgjedhjeve, për t’u ankuar pranë KQZ për të depozituar ankimimet për abuzimet e ndryshme, si shit-blerja e votës. Do të ketë dy shkallë për ankimet, do të jetë edhe Gjykata e Lartë. Kushdo që të abuzojë do të dënohet. Plaga e shit-blerjes është shumë e thellë, kjo zgjidh vetëm një pjesë të problemit. Ka ndikime sidomos në fshatra. Aksioni ynë është në lidhje me ndryshimin e sistemit, pasi qytetarët do të votonin personat e preferuar dhe ata që kanë dëshirë dhe jo të shkojnë të votojnë për një parti. Do rriste përgjegjësinë e çdo kandidati”, tha ajo.

Hajdari shtoi më tej se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por nuk sqaroi nëse do të krijojë një parti të re, apo do të bëhet pjesë e ndonjë force aktuale.

“Do të gjej platformën time dhe patjetër që do të jem pjesë e zgjedhjeve të ardhshme. Unë jam një grua, vajzë, nënë, motër, e bija e dikujt që ka treguar se e do këtë vend. Në çdo gjë që do të bëj do të jetë në shërbim të vendit tim”, tha Rudina Hajdari. Kryetarja e grupit parlamentar demokrat deklaroi se i trembet një tjetër pakti Rama-Basha kur u shpreh se e ndjen se dy kryetarët e partive më të mëdha në vend janë të prirur ta bëjnë një gjë të tillë sërish si në 2017. “E ndjej që janë të prirur për ta bërë këtë gjë, se janë të njëjtët njerëz që kanë bërë marrëveshje më parë. Nëse do i ndryshojmë Shqipërisë imazhin atëherë duhet të reflektojnë dhe t’i thërrasin mendjes. Hajdari u ndal edhe të rrjedhja e votave të opozitës në shumë projektligje të shumicës. “Kemi qenë unison në çështjet më të nxehta. Unë nuk mbaj përgjegjësi për çdo njeri. Rrjedhje votash ka pasur gjithmonë edhe më parë. Këta janë deputetë të rinj, nuk e kuptojnë çfarë po bëjnë dhe cila do të jetë e ardhmja e tyre politike dhe mund të ndikohen. Mazhoranca është mësuar duke bërë shantazhime. Është në integritetin e çdo deputeti më pas vota”, tha Hajdari.

Paraardhëse

Rama zbulon mesazhin në celularin e Bashës natën e tërmetit: I shkrova, s’mu përgjigj

Pasardhëse

Sot nis punën SPAK-u, prezantohet drejtuesi Arben Kraja dhe bën deklaratën e fortë

Pasardhëse

Sot nis punën SPAK-u, prezantohet drejtuesi Arben Kraja dhe bën deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.