• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nëntë vende të BE-së i shkruajnë Francës: Shqipëria dhe Maqedonia të marrin dritën e gjelbër deri në mars

16 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një diplomati i BE-së i cituar nga “Politiko” thotë se “francezët nuk kanë thënë ende se janë të gatshëm të pranojnë që rishikimi i zgjerimit dhe fillimi i bisedimeve të pranimit mund të shkojnë paralelisht”, gjë që tregon se edhe plotësimi i kërkesës së Makronit për reforma, nuk ka garanci se çel pranimin e tij për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nëntë vende të BE-së kanë shtyrë përsëri përpjekjen e Francës për të rregulluar procesin e marrjes së anëtarëve të rinj, duke argumentuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të marrin dritën e gjelbër deri në Mars 2020, edhe nëse rregullat janë në shqyrtim. Portali “Politiko” që i referohet një dokumenti me tre faqe, citon mbështetjen e tij nga Austria, Republika Çeke, Estonia, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia dhe Sllovenia.

Referuar zhvillimeve të deritanishme, “Politiko” arsyeton se qasja e Francës ka të ngjarë të shtyjë fillimin e çdo bisedimi anëtarësimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë shumë më tej në këtë rrugë. I ashtuquajturi “Jo dokumenti” i ri nga nëntë vendet është menduar qartë si përgjigje ndaj dokumentit francez. Ai shprehet se një “qasje e zgjeruar për anëtarësim” duhet të jetë “pa paragjykuar vendimet për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që duhet të merren deri në Mars 2020 më së voni në mënyrë që të përputhen me angazhimet e BE-së”.

Ndërkohë, një diplomati i BE-së i cituar nga “Politiko” thotë se “francezët nuk kanë thënë ende se janë të gatshëm të pranojnë që rishikimi i zgjerimit dhe fillimi i bisedimeve të pranimit mund të shkojnë paralelisht”, gjë që tregon se edhe plotësimi i kërkesës së Makronit për reforma, nuk ka garanci se çel pranimin e tij për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dokumenti në fjalë i përgjigjet në mënyrë konstruktive dokumentit francez, por neutralizon elementet më të rrezikshme të propozimit të tyre, citohet sërish një diplomat. Një diplomat i tretë është shprehur se dokumenti ishte një përpjekje për të ofruar një kompromis, duke rënë dakord që procesi i pranimit duhet të reformohet ndërsa gjithashtu argumentoi se Shkupi dhe Tirana nuk duhet të presin që kjo të ndodhë.

Megjithatë, kampe të ndryshme brenda BE ende duken shumë larg, sipas konstatimit të “Politiko”. Dokumenti “Elementet për një proces të përmirësuar të zgjerimit dhe integrimin e qëndrueshëm dhe të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor”, sipas “Politiko”-s, nënvizon deklarimin e nëntë vendeve se “reforma e brendshme e BE-së nuk mund të jetë parakusht për zgjerimin”. Udhëheqësit e BE pritet t’i kthehen çështjes në mars përpara një samiti mbi Ballkanin Perëndimor në Zagreb në maj, shkruan “Politiko” bashkë me faktin tjetër se Komisioni Evropian pritet të paraqesë një propozim në fund të janarit për rishikimin e procesit të zgjerimit. Procesi i tanishëm i anëtarësimit përfshin anëtarët e ardhshëm dhe hapjen e “kapitujve” të BE-së në fusha të ndryshme të politikave që duhet të bëhen në përputhje me standardet e BE-së. “Kapituj” të shumtë mund të jenë të hapur në të njëjtën kohë.

Sipas planit francez, procesi “nuk do të bazohej më në hapjen e njëkohshme të një numri të madh kapitujsh tematikë, por në disa etapa të njëpasnjëshme”. Nëntë vendet që qëndrojnë pas dokumentit të ri argumentojnë për një qasje të ndryshme, duke deklaruar “duhet të jetë e mundur të hapen grupe kapitujsh paralelisht dhe jo me radhë”. Kritikët e planit francez argumentojnë se do të ishte shumë e vështirë për anëtarët e ardhshëm të përparojnë, pasi Parisi e vendos çështjen e sundimit të ligjit në fillim të procesit. Kjo temë do të ishte një nga pengesat më të vështira për vendet në Ballkanin Perëndimor për të kapërcyer shpejt, duke pasur parasysh probleme të thelluara me krimin dhe korrupsionin në rajon. Nëntë vendet gjithashtu propozuan që vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të përfshihen në një Konferencë mbi Ardhmërinë e Evropës – një prodhim mendor i Makronit që synon konsiderimin e reformave në BE dhe që pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Paraardhëse

Mezi kalon provimin! Nxënësit shqiptarë nuk dinë të lexojnë, “ngecin” në testin e “PISA”-s (VIDEO)

Pasardhëse

Fshati shqiptar me emrin “Besnik”, por banorët nuk e njohin gjuhën shqipe (VIDEO)

Pasardhëse

Fshati shqiptar me emrin “Besnik”, por banorët nuk e njohin gjuhën shqipe (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.