• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nuk ka më para të fshehura jashtë, nga 1 qershori Drejtoria e Tatimeve me listën edhe nga Qipro, ishujt Kayman e Zvicra

15 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Politikanët apo biznesmenët shqiptarë që kanë para të fshehura në parajsat fiskale do të bëhen publik. Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm, drejtoria e përgjithshme e tatimeve do të ketë në dispozicion listën e të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë para të mbyllura jashtë shtetit, përfshirë ato të fshehura në parajsat më të mëdha fiskale të botës.

Ndërkohë që në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare do të zbulojnë listat e shtetasve të huaj që kanë depozita në Shqipëri.

Në vitin 2012, Shqipëria nënshkroi konventën ndërkombëtare për ndihmën në çështjet tatimore. E iniciuar nga OECD si mekanizëm për të luftuar evazionin në shkallë botërore, konventa parashikon shkëmbimin e informacionit financiar mes 130 vendeve të botës, përfshirë parajsat më të mëdha fiskale.

Shqipërisë ju la tetë vjet kohë për tu përgatitur dhe nga viti i ardhshëm qeveria shqiptare është e detyruar të nisë shkëmbimin automatik të informacionit. Për këtë Kuvendi pritet që brenda pak ditëve të miratoi edhe një ligj të posaçëm.

Sipas draftit, brenda datës 30 maj të vitit të ardhshëm të gjitha bankat shqiptare janë të detyruar të raportojnë pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, llogaritë bankare të çdo shtetasi të huaj, rezident në 130 vendet që kanë nënshkruar konventën. Drejtoria e Tatimeve më pas këtë informacion e raporton automatikisht tek homologia e saj e vendit ku është rezident personi që ka llogarinë.

Ky shkëmbim do të funksionojë në të njëjtën mënyrë edhe në krahun tjetër. Pra brenda datës 30 maj të vitit të ardhshëm, të 130 vendet anëtare të konventës do të dërgojnë në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve listën e shtetasve shqiptare që kanë para të mbyllura në bankat e këtyre vendeve.

Mes vendeve që do të kenë detyrimin për të dërguar listën janë ishujt Kayman, Qipro, Zvicra dhe të gjitha parajsat më të mëdha fiskale të botës dhe sipas draftit periudha raportuese nis nga data 1 janar e vitit 2019. /TCH/

Paraardhëse

Eni Vasili publikon pamje nga shtëpia e zbukuruar, ka një mesazh prekës për të gjithë shqiptarët (FOTO)

Pasardhëse

Berisha: Të rinjtë duhet të ngrihen për ta larguar Ramën

Pasardhëse

Berisha: Të rinjtë duhet të ngrihen për ta larguar Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.