• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama i shkon për vizitë, gjyshja e Alesios përlot me rrëfimin prekës: I kisha përdore kur ra tërmeti

15 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjyshja e Alesio Cakonit rrëfeu dhimbjen e madhe nga humbja e djalit dhe mbesës, por edhe të fqinjëve në pallatin në Thumanë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një bisedë me kryeministrin Edi Rama, i cili kishte shkuar të shikonte shtëpinë e re të Alesios, ajo thotë se plagën më të rëndë nga ky tërmet e pësoi Albert Cara i cili humbi gjithë familjen e tij, dhe shprehet se vështirë të ketë njeri të gjejë guximin t’i thotë se gruan e fëmijët nuk i ka më gjallë.

Megjithatë, kreu i qeverisë zbulon një detaj të trishtë, teksa e përcolli për në avion Albert Carën. Ai mendon se mund të ketë humbur vetëm njërin nga fëmijët, të cilin e kishte me vete në momentin e lëkundjes së fortë të tërmetit, por i ka ndjerë dorën e ftohtë.

Rama: Nëne duhet të jesh e fortë.

Gjyshja: Mua këta po më mbajnë. Unë 7 vet kam futur për një herë. Edhe një djalë më ka vdekur më parë, një e kam në burg në Itali. E çfarë e dua jetën unë? Por nuk mund të shkoj me zor atje, kur të dojë më merr zoti vet. Jam e fortë prej kësaj (nuses), kjo duhet të marrë shembull tek unë, se e kam fëmijë, ka 25 vjet që jeton me mua, ka ndenjur me djalin tim. Unë do të mbështetem tek kjo. Kam shumë peshë të madhe.

Rama: Fjalët nuk kemi ç’të themi, atje do të shkojmë të gjithë, e kjo nuk ka radhë, nuk e dimë çfarë ndodh. Përsakohë jemi këtu të mbajmë njëri-tjetrin. Ti ke edhe gjithë të tjerët.

Gjyshja: Vetëm Bertit nuk mund t’i dal përpara. Atij kujt i del përpara?

Rama: Unë kur e çova në aeroport, më bënte një shenjë, u afrova, më tha “kush ishte?”…Kur iku në avion, më tha doktori, kishte një nga fëmijët për dore, dhe thoshte e kam ndjerë që i është ftohur dora, dhe pyeste se kush ishte. Të gjithë duke bërë kujdes që mos ta marrë vesh, se në atë gjendje që është e ka të vështirë.

Nëna: e Alesios thotë se i kishte të dy fëmijët për dore, djalin dhe Dritën e cila fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. “Kur ra tërmeti e kam pasur përdore Alesion edhe Dritën. U thash: Të keqen mami nuk ka gjë se do pushojë. Nuk e di se çfarë ra, dhe nuk e di çfarë ndodhi më. Alesio u hodh nga kati i pestë”, tregon ajo.

Largimin nga shtëpia Rama e bëri me premtimin se nesër në shkollë do të jetë ai që do t’i çojë Alesion dhe Aurelin në shkollë.

Rama: Nesër do shkojmë në shkollë apo jo? Do vi unë t’ju marr nesër në mëngjes!

Paraardhëse

Analisti i njohur bën deklaratën e fortë drejt kryeministrit: Rama nuk ka stabilitet psikik

Pasardhëse

Shkoi të puthte Marina Vjollcën, këngëtarit të njohur shqiptar i ndodh incidenti që e vuri në siklet para të gjithëve: Më fal, më fal, syri i keq (VIDEO)

Pasardhëse

Shkoi të puthte Marina Vjollcën, këngëtarit të njohur shqiptar i ndodh incidenti që e vuri në siklet para të gjithëve: Më fal, më fal, syri i keq (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.