• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Analisti i njohur bën deklaratën e fortë drejt kryeministrit: Rama nuk ka stabilitet psikik

15 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama që pas tërmetit të 26 nëntorit është parë gjithmonë në terren, pranë banorëve të prekur nga tërmeti. Ajo që ka rënë në sy është luku i tij. Analisti Ilir Demalia e ka cilësuar si kryeplaku i Rilindjes ose plaku i vitit të ri.

Ajo që bën Rama sipas Demaliat është një shfaqje, ndërsa thotë se njerëzit që ka në qeveri janë të paaftë.

Sipas Demaliajt, Rama duhet të largohet nga zyra e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste.

‘Del ai kryeplaku i Rilindjes që është bërë si plaku i vitit të ri tani dhe shkon mort më mort. Kjo është puna e kryeministrit?! Do të justifikojë veten se ky është i dhimbshëm, ky është shumë i dashur, ky jeton me njerëzit çdo minutë. Ky është bërë si fallxhore rrugësh. Është e turpshme që ky të jetë kryeministër i Shqipërisë për të gjitha drejtimet. Është e turpshme, që nga ana etike, që nga ana e ndërtimit të qeverisë së vet. Njerëzit që ka në qeveri janë njerëz të paaftë, njerëz totalisht pa asnjë lloj integriteti dhe del e thotë se ministrat kanë fjetur në makinë. Po kujt po i bëhet vonë se kanë fjetur ministrat e tij në makinë dhe ky i dha urdhër të shkojnë të flenë. E kuptoni me çfarë merret një kryeministër?! Ky në radhë të parë duhet të largohet sepse nuk ka stabilitet psikik. Ky mund të largohet nëse PS do të kishte pak moral dhe ndërgjegje dhe do ta kërkonin largimin e tij nga brenda. Ata shfrytëzojnë këtë gjendje sepse kjo parti, ashtu si PD janë rrethuar rreth kryetarit njerëzit më të paaftë dhe njerëzit që nuk kanë dinjitet dhe vetëm i shërbejnë si shërbëtorë kryetarit për ta shfrytëzuar për tu pasuruar vetë. Ky është cikli i gjithë politikës shqiptare.’ ka thënë ndër tjera ai.

Pyetje: A mendoni se nuk ka PS figura që mund ta kërkojnë largimin e kryeministrit?

Ilir Demalia: Duhet ta kishin kërkuar, është shumë vonë. Tashmë nuk duhet kërkuar, por duhet me shqelma jashtë nga zyra e kryeministrit dhe e kryetarit të PS.

Analisti Demalia ka dyshime për mënyrën si shpenzohen fondet e mbledhura për tërmetin.

Ilir Demalia: Nuk besoj që do jetë eficente sepse nuk ka fonde për të mbuluar gjithë këtë dëmtim dhe nuk transparencë në këtë të fundit. Edhe mbledhja e fondeve edhe mbledhja e bamirësive nuk e tregojnë si shpenzohen. Këto janë raste abuzimesh jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën kanë ndodhur.

Paraardhëse

Si duhet të aplikoni për vizë nga muaji mars? Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm

Pasardhëse

Rama i shkon për vizitë, gjyshja e Alesios përlot me rrëfimin prekës: I kisha përdore kur ra tërmeti

Pasardhëse

Rama i shkon për vizitë, gjyshja e Alesios përlot me rrëfimin prekës: I kisha përdore kur ra tërmeti

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.