• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Profesorët e sizmologjisë flasin për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga tërmetet dhe ngrenë alarmin për pallatet shumëkatëshe mbi kënetën e Shëngjinit

13 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zona Lezhë -Ulqin përgjatë gjithë bregdetit është me sizmicitetin më të lartë në vend me një magnitude maksimale 7.0 sipas hartave të mikrozonimit që kanë hartuar profesorët e sizmiologjisë, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço. Në rast tërmeti zona mund të pësojë dëmtime katastrofike për shkak se, është në nivelin e detit me një truall tërësisht ujor.

Edhe pse tashmë gjendja dihet, bregdeti i Shëngjinit madje edhe këneta pranë saj po mbushet me shpejtësi me pallate shumëkatëshe.

Në hartat bashkëngjitur, shihet qartë se në hyrje të qytetit të Shëngjinit gjendet këneta e Kënallës, e cila shtrihet nga bregu i detit deri në kufi të rrugës që lidh qytetin aksin kombëtar. Këneta, e cila është sot është mbushur me ujë, muaj pas muaji po mbushet me gurë dhe inerte dhe mbi të po ndërtohen pallate shumëkatëshe.

Deri para pak viteve këneta e Shëngjinit ishte një zonë e pashfrytëzuar dhe e mbushur me pisha, por sot zona ka ndryshuar kryekëput me ndërtesa të larta dhe të ngjeshur njësoj si në zonën e Golemit.

Zona e Shëngjinit po merr një zhvillim urban të frikshëm vit pas viti, teksa urbanistët dhe sizmologët pohojnë se cilësia e trojeve në këtë zonë është shumë më e keqe se në Golem. Për shkak se qyteti është nën nivelin e detit dhe trualli është shumë i lëngëzuar.

Në këto zona edhe sasia e hekurit nuk është e mjaftueshme për të siguruar anën sizmike, pasi hekurat në themele amortizohen shumë shpejt nga sasia e lartë e ujërave. Çeliku dhe betoni në këto zona duhet të jenë të një cilësie shumë të lartë pohojnë inxhinierët dhe ndërtesat duhet të jenë me mbrojtje të lartë sizmike.

Urbanistët kanë pohuar se në Lezhë para viteve 1990 nuk lejoheshin ndërtesa më shumë se 4 kate, ndërsa në disa zonë brenda qytetit ku sot janë ngritur pallte mbi 15 kate nuk lejoheshin fare ndërtime.

Por, në Shqipëri sëmundja e harresës është kthyer në kronike. Pas dy ditësh në qendër të Durrësit, edhe pse kolonat e një karabinaje të re janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, punëtoret vijojnë të hedhin beton për të ngritur katin e shtatë. /Monitor

Paraardhëse

Ndryshim drastik i motit, bëhuni gati për reshje dëbore edhe në qytete

Pasardhëse

Kallëzimi penal i Presidentit ndaj Dvoranit, dëshmon në Prokurori ‘e preferuara’ e Metës, Klodiana Lala zbardh për çfarë u pyet Vitore Tusha

Pasardhëse

Kallëzimi penal i Presidentit ndaj Dvoranit, dëshmon në Prokurori ‘e preferuara’ e Metës, Klodiana Lala zbardh për çfarë u pyet Vitore Tusha

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.