• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pronat miliona euroshe gati të fundosin të korruptuarit, SHBA-BE thirrje Olsian Çelës të nisë hetimet pasurore, kërkojnë raprezalje në politikë

12 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeprokurori Olsian Çela ka marrë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së në misionin e tij për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Dje në zyrën e tij ka shkuar zv/ambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses- Ones dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, të cilët i kanë ofruar mbështetje në krye të organit të akuzës.

Në takimin e zhvilluar dje, përfaqësuesja e SHBA ka bërë të qartë se do të ketë asistencë për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndërsa ja u bëri të qartë armiqve të reformës në drejtësi se ajo gëzon mbështetjen e SHBA. Kështu, SPAK dhe reforma në drejtësi mbështeten plotësisht nga SHBA-ja.

“E Ngarkuara me Punë, Leyla Moses-Ones dhe Ambasadori i BE, Luigi Soreca u takuan sot me Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela. E Ngarkuara me Punë përsëriti sërish mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionet e prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Por ambasadori i BE shkoi dhe më tej, pasi ka kërkuar që të nisin hetimet pasurore për të korruptuarit dhe krimin e organizuar. Sipas Sorecës, me rëndësi është që të ndiqen metoda proaktive në zbulimin parave të pista dhe pasurive korruptive.

“Së bashku me Leyla Moses-Ones takuam Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela. Ne diskutuam prioritetet kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin e rëndësishëm të hetimeve proaktive financiare, veprimin e zyrave të prokurorisë pas tërmetit, si dhe fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Çela është një tjetër hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është prioritet kryesor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, njoftoi ambasada e BE.

Pra duket qartë se SHBA-BE kërkojnë që të nisë sa më shpejt lufta ndaj të korruptuarve. Interesante është se kërkohet që të nisin dhe hetimet financiare, duke zbuluar kështu pasuritë miliona euroshe të pushtetarëve. Shumë emra në politikë kanë deklaruar politikisht se nuk kanë kryer asnjë shkelje, por pasuria tregon të kundërtën. Ka emra të njohur me 4-5 shtëpi, vila në bregdet e llogari miliona eurosh. Por këto duket se do u kthen në bumerang shumë shpejt. Kjo falë asistencës dhe të SHBA-BE.

Takimi me ambasadorin gjerman

Olsian Çela dje ka zhvilluar një takim edhe ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf. Ky i fundit gjithashtu në fokus vendosi reformën në drejtësi, ndërsa përgëzoi zgjedhjen e Çelës Kryeprokuror dhe zgjedhjen e tij nga Parlamenti.

“Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes Parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme”, njoftoi ambasada.

Kujtojmë se javën e dytë të nëntorit, kryeprokurori Olsian Çela në intervistën pranë KLP-së deklaroi se do sjellë një frymë të re në krye të organit të akuzës. Dje ai ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe sinjalet janë se viti që vjen do të sjellë reprezalje në politikë.

Paraardhëse

Thjeshtë një rastësi? 500 banesat nga Turqia, koinçidenca me numrin e viteve nën pushtimin osman

Pasardhëse

I riu ndan në mes çadrën e tërmetit me prindërit, Rama e ngacmon: S’rri dot pa lujt natën ee! Ia pret djali: Po sa u fejova unë ra tërmet (VIDEO)

Pasardhëse

I riu ndan në mes çadrën e tërmetit me prindërit, Rama e ngacmon: S’rri dot pa lujt natën ee! Ia pret djali: Po sa u fejova unë ra tërmet (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.