• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Avokat Ngjela bën thirrjen e fortë: Të largohet qeveria, Rama po i lutet Erdoganit që ta shpëtojë nga goditja penale

8 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka deklaruar se situata pas tërmetit të 26 nëntorit është e rëndë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, avokati ka shkruar se qeveria shqiptare nuk ka para dhe kryeministri Rama sipas tij po i lutet Turqisë dhe Erdoganit që të shpëtojë nga goditja penale.

Sipas tij pa ndëshkimin e krimit të ndërtimit korruptiv, nuk do të arrihet asnjëherë rimëkëmbja e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Gjendja e pas – tërmetit të 26 nëntorit është e rënde. Shumë e rëndë. Madje, po të ecet kështu, ajo do të rëndohet edhe më shumë ekonomikisht për shqiptarët.

Qeveria shqiptare as ka para, dhe as nuk po gjen dot para. Por, ajo është edhe jashtë karakterit profesional të një qeverie. Kurse Rama po i lutet Turqisë dhe Erdoganit, që të shpëtojë nga goditja penale.(!)

Ky kryeministër dhe kjo qeveri duhet të largohen se nuk pranohen si individë nga Perëndimi, por edhe mazhoranca duhet të nxjerrë domosdoshmërisht një kryeministër të pakorruptuar dhe të pranuar nga Uashingtoni e Brukseli, por, një qeveri me karakter të theksuar profesional. Ky akt tani është imperativi i kohës për Shqipërinë.

l.

Askush nga shtetet e mëdha nuk po i jep sot para si ndihmë Shqipërisë.

Pse?

Sepse qeverinë Rama e kanë në listë si të korruptuar. Kjo është arsyeja. Por ky është edhe shkaku. Dhe kanë të drejtë. Kur gjithë Perëndimi të akuzon për korrupsion, dhe kur vendi i dërmuar nga një periudhë dymbëdhjetëditore tërmetesh që po zgjat, ka nevojë për ndihma në para, kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Kjo duhet të ndodhë sepse, fakti real i mospranimit moral të Ramës nga Perendimi, e dëmton rëndë edhe Shqipërinë, edhe shqiptarët.

ll.

Pse nuk jep dorëheqjen kryeministri Rama, mos ndoshta ka në mendje idenë e ligë të Luigjit të XV-të, a près moi la déluge? (mbas meje qameti)

Apo ndoshta këtë tjetrën e Luigjit të XIV – L’etat c’est moi. (Shtetit jam unë). Sepse po kuptohet që mediokriteti i tij, në këtë formim e ka ndërtuar këtë kryeministër.

Nëse Rama ecën kështu, do të shkojë shumë thellë kundër vetes, sepse destabilizimin e Shqipërisë nuk e lejon Uashingtoni dhe as Berlini.

E vetmja rrugë për të është dorëheqja, që të lejojë frymëmarrjen e Shqipërisë.

Kjo është arsyeja politike dhe historike e këtij Çasti Historik me rrezik të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Por, ky është edhe kushti i nënkuptuar i politikës së lartë perëndimore.

lll.

Mafia e ndërtimit tani u kap. Por, bashkë me të, janë kapur dhe tre kryeministra: Rama Berisha, Meta.

Të tre, kot e kanë që bashkohen. Nuk shpëtojnë dot nga kontrolli apo nga akuza penale, sepse për t’u pasuruar familjarisht me mafien shqiptare të ndërtimit, krijuan krimin më të shëmtuar në historinë e shtetit shqiptar: vranë shqiptarit e pafajshëm, dëmtuan shqiptarët e varfër dhe i krijuan Shqipërisë disa miliardë euro dëm.

Hetimi penal është domosdoshmëri, dhe ai duhet t’i ndëshkojë të gjithë: ndërtuesit mafiozë, dhe pushtetarët e korruptuar.

Kurse Rama shkon të lypë në Turqi me syret e Kuranit. Kaq i lehtë mendërisht është ky kryeministër shkatërrues vlerash kombëtare!!!

Po Erdogani, nuk do pyesë: pse nuk po i afrohet Perëndimi qeverisë Rama? Nuk e di Erdogani që autorët e kësaj tragjedie shqiptare janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë?

lV.

Këta të korruptuar krijuan në fakt një kohë të ligë: pasi iu grabitën shqiptarëve të varfër 10 miliardë euro me korrupsion, i dëmtuan tragjikisht edhe me miliarda të tjera në tërmetin e 26 nëntorit.

Drejtësia duhet të jetë me qëndrim drastik kundrejt tyre.

Politika amerikane duhet të ringjallë në këto çaste drejtësinë shqiptare për të ndëshkuar këtë krim kaq mafioz në Shqipëri. Por duhet të denoncojë edhe miliardat e dollarëve që iu ka gjetur pushtetarëve shqiptarë nëpër bankat e zonave ofshore.

Kjo ishte tragjedi kombëtare, por, po të fillojë këtu goditja penale e drejtësisë së re, drejtuar nga politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian, historia e Shqipërisë do të hyjë realisht në rrjedhën e moralitetit shtetëror dhe prosperitet shoqëror.

Po Turqia, aty ku po përqëndrohet tani Rama, çfarë do të bëjë me krimin shqiptar?

Presidenti turk Erdogan duhet t’i kujtojë Ramës ndëshkimin penal drastik që u bë në Turqi pas tërmetit tragjik të saj.

Pa ndëshkimin e krimit të ndërtimit korruptiv, asgjë nuk arrihet dot për rimëkëmbjen e Shqipërisë.

Kjo është e vërteta e kësaj kohe tragjike në Shqipëri.

Paraardhëse

Kryeministrin Rama siç nuk e keni parë ndonjëherë më parë: Me thon t’drejtën dhe unë nuk i du hiç brekët (VIDEO)

Pasardhëse

I shkëlqyer edhe në matematikë, si stërvitet heroi me katër putra që shpëtoi jetë në Durrës (VIDEO)

Pasardhëse

I shkëlqyer edhe në matematikë, si stërvitet heroi me katër putra që shpëtoi jetë në Durrës (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.