• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ekspertët e huaj flasin për tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit dhe zbulojnë çfarë po ndodh në nëntokë

4 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tërmeti i 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 ballë që i mori jetën 52 viktimave është shoqëruar nga disa paslëkundje. Gjendja është e mjerueshme në Durrës, Thumanë dhe në disa zona të Tiranës ku mijëra banorë kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa shumë të tjerë enden spitaleve, pasi të afërmit e tyre janë plagosur.

Për të shpjeguar se përse kohët e fundit në Shqipëri po ndodhin tërmete dhe nëse do të ketë lëkundje të tjera të fuqishme, Exit.al, ka kontaktuar disa ekspertë të huaj, si: Dr. Stephen Hicks, kërkues në Fakultetin e Inxhinierisë në Kolegjin e Londrës, Dr. Wendy Bohon gjeologjist në Institutin Kërkimor për Sizmiologjinë dhe Remy Bossu Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Sizmiologjike Evropiane -Mesdhetare dhe bashkëkrijues i aplikacionit Last Quake.

Pjesë nga intervista:

Pas tërmetit të 26 nëntorit, sa janë gjasat që një tërmet me magnitudë të njëjtë të ndodh në ditët dhe në javët në vijim?

Stephen: Pas një tërmeti, ne presim shumë tërmete — ne i quajmë këto paslëkundje.Rregulli është se pas tërmetit, paslëkundja më e madhe është një njësi më pak se magnituda e tërmetit kryesor — e cila njihet si “Ligji i Bathit” — pra tërmeti ishte i magnitudës 6.4 Rihter dhe paslëkundja pritet të jetë 5.4 Rihter.

Në fakt në vend ka patur paslëkundje me magnitudë 5.4 Rihter. Sidoqoftë jo të gjitha paslëkundjet e ndjekin këtë ritëm, dhe mund të ndodhin paslëkundje edhe më të forta — megjithëse ky skenar ka më pak mundësi të ndodhi.

Numri i paslëkundjeve mund të ulet me kohën sipas ligjit të njohur se për ligji i Omorit. Shpeshtësia e paslëkundjeve do të ulet me kohën — cila doqoftë mundësia e paslëkundjeve ditën e parë, ditën e dytë do të ketë 50 përqind mundësi më pak të ndodhë se ditën e pare dhe ditën e dhjetë do të ketë mundësi 10 përqind më pak se ditën e parë.

Wendy: Gjasat që të ndodhi një tjetër tërmet i të së njëjtës magnitude është e ulët. Sidoqoftë, paslëkundjet do të vazhdojnë. Paslëkundjet janë tërmete që ndodhin pas goditjes kryesore ose tërmetit më të madh dhe ato mund të shkaktojnë dëme, në vecanti tek objektet e dëmtuara.

Remy: Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk ka një tërmet të dytë më të madh ose sa i pari. cdo tërmet gjeneron paslëkundje dhe ato do të vazhdojnë për ditë dhe për javë por numri i paslëkundjeve në Tiranë ka filluar të ulet. Një goditje e madhe ka shumë pak gjasa të ndodhi por asnjëherë nuk mund të përjashtohet por mund të duhen disa muaj pasi goditjet të kthehen në nivelin e tyre normal.

Pse Shqipëria po goditet nga disa tërmete kohët e fundit?

Stephen: Tërmetet në Shqipëri dhe në përgjithësi në rajonin e Adriatikut Lindor ndodhin për shkak të deformimit të shpejt të pllakës tektonike, në veçanti, përplasjes në veri të pllakës së Afrikës në lidhje me pllakën tektonike Euroaziane.

Kjo përplasje lidhet me mbylljen graduale të detit Adriatik, duke rezultuar në gabime në vendosjen e pllakave përgjatë bregdetit të Adriatikut. Një nga këto gabime ndoshta shkaktoi tërmetin e 26 nëntorit.

Nuk ka probabilitet statistikor domethënës në ndryshimin e aktivitetit siszmik me kalimin e kohës. Natyrisht, tërmetet janë të paparashikueshëm, dhe ne jo gjithmonë kemi katalogun historik të tërmeteve, instrumentat matëse datojnë në 1970, ndaj ne jo gjithmonë jemi të aftë të krahasojnë aktivitetin sizmik gjatë kohës për rajonin.

Remy: Ka pasgoditje të cilat janë normale pas tërmetit me magnitudë 6. Në këtë rast shumë nga pasgoditjet janë afër me zonat e banuara duke bërë që edhe pasgoditjet me magnitudë të vogël të ndjehen. Kjo është një situatë shumë e vështirë për tu përballuar psikologjikisht. Kjo vështirësi duhet të njihet plotësisht: të gjitha këto pasgoditje kanë një kosto psikologjike tek qytetarët.

Paraardhëse

“Mësuesve do t’u mbahet gjysma e pagës për të prekurit nga tërmeti”, Besa Shahini sqaron denoncimet në media: Është mirë që të verifikohet burimi më parë

Pasardhëse

Nis zyrtarisht dimri! Sinoptikanët parashikojnë ulje drastike të temperaturave: Vishuni mirë

Pasardhëse

Nis zyrtarisht dimri! Sinoptikanët parashikojnë ulje drastike të temperaturave: Vishuni mirë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.