• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do denoncoj sulmin e qeverisë ndaj mediave”, Kryemadhi shpërthen ndaj kryeministrit Rama dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë sot në Bruksel

3 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, duke denoncuar se po sulmon mediat me vendimet e tij drastike.

Kryemadhi shkruan se ajo do të jetë në Bruksel për takime me eurodeputetë: “në këto takime do të apelojë tek bashkëbiseduesit për ndihmë nga vendet e tyre dhe do i kërkoj të mbështesin çdo nisëm të KE apo PE për të ndihmuar Shqipërinë në këto kohë të vështira”. “Gjithashtu” shkruan Kryemadhi, “do denoncoj me forcë aktet e patolerueshme diktatoriale mbi lirinë e medias”.

Postimi i plotë i saj:

Shqipëria po kalon ditët e saj më të trishta, jo vetëm nga pasojat e tmerrshme të tërmetit, që shkaktoi humbje jetësh njerëzore dhe dëme të mëdha materiale, por edhe nga sulmi i paskrupullt i qeverisë ndaj medias së lirë dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

Sot ndodhem në Bruksel për të zhvilluar një seri takimesh me eurodeputetë nga vende të ndryshme të BE. Në këto takime do të apeloj tek bashkëbiseduesit për ndihmë nga vendet e tyre dhe do i kërkoj të mbështesin çdo nisëm të KE apo PE për të ndihmuar Shqipërinë në këto kohë të vështira. Gjithashtu do denoncoj me forcë aktet e patolerueshme diktatoriale mbi lirinë e medias.

Sulmet e drejtpërdrejta apo të tërthorta ndaj mediave të pakapura, të lira dhe kurajoze, që po denoncojnë me forcën e faktit regjimin autokrat të Edi Ramës, janë kthyer në një ofensivë të vërtetë kundër demokracisë dhe lirisë së medias! Gjatë këtyre ditëve pushteti autokrat goditi mediat e pavarura si JOQ Albania, Dosja.al, faqen satirike dhe informative “Brryli Broadëay” apo arrestimin dhe tentativën për arrestim të aktivisteve të shoqërisë civile si Xhulia Aliaj dhe Adriana Kalaja tregojnë qartë, që kjo qeveri e urren lirinë!

Paketa “Antishpifje” e propozuar, nga Kryeministri, shpifësi më i madh që njeh historia politike e këtyre 30 viteve, do të jetë pjesë e denoncimit tim me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian. Në asnjë çast nuk duhet të ndalim luftën në mbrojtjen e demokracisë, e lirisë së mediave dhe të të drejtave të njeriut.

Çdo arsye sa do madhore të duket në pamje të parë nga interpretimet malinje të pushtetit të frikësuar është shumë më e vogël se dorëzimi “vullnetar” tek pushteti autokrat i të drejtave të fituara. Njëri nga etërit themelues të shtetit dhe demokracisë amerikane, Benjamin Franklin ka thënë: Ata, që janë të gatshëm të japin lirinë e tyre, në këmbim të premtimit se do të kenë më shumë siguri, nuk meritojnë as njërën as tjetrën. – shkruan Kryemadhi.

Paraardhëse

Modelja e famshme shqiptare, mes lotëve nga Los Angeles tregon sa para dhuron për Shqipërinë: Do të vijë së shpejti për të bërë atë që ma do zemra

Pasardhëse

Kryeministri Rama jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes për në Samitin e NATO-s: Asnjë merak për këto 24 orë (VIDEO)

Pasardhëse

Kryeministri Rama jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes për në Samitin e NATO-s: Asnjë merak për këto 24 orë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.