• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Humbi njeriun e afërt nga tërmeti, gazetarja bën një apel të fortë

2 December, 2019
në Rozë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Ornela Gaçe ka humbur vajzën e xhaxhait, Xhuljeta Gjonaj 53 vjeç si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Xhuljeta humbi jetën pasi pallati 6-katësh në Durrës ku ajo jetonte u shemb.

Gazetarja tregon se kjo fatkeqësi sipas saj nuk është vetëm natyrore, dhe personat që kanë ndërhyrë në katin e parë të pallatit duhet të dalin para ligjit.

“Momente shumë kritike do të thoja, situatë shumë e rëndë. Të gjithë jemi mësuar me vdekjen, por sidomos kur vdekja nuk të lë vend për të ngushëlluar dhe për të përjetuar hallin e të afërmve të t’u qenka një situatë edhe më tragjike seç mendohej. Vajza e xhaxhait tim ndodhej në katin e dytë të pallatit 6-katësh, i cili për fakt të kësaj fatkeqësie natyrore, por jo vetëm do të thoja unë. Unë kam një apel shumë të fortë tek ata që kanë futur dorën tek kati i parë i asaj banese, që duhet të jenë personat e parë përgjegjës që duhet të jenë para ligjit. Kam një apel shumë të fortë për këtë.

Sepse ndoshta nuk do ishte një shifër kaq e madhe humbje jetësh brenda këtij pallati. Aty janë prerë, siç e dimë të gjithë, muret mbajtës dhe kolonat mbajtëse për të bërë një kafe panoramike, sa më të bukur, për ta pirë kafen afër pallatit, tek shkalla. Kjo ka qenë le të themi, është si të mbash godinën në ajër, ai ka qenë kati i parë menjëherë pas lokalit, kati i sipërm. Vajza e xhaxhait tim ka tentuar të dalë tek pjesa e derës, por si duket paniku e ka mbërthyer dhe ka tentuar të dalë tek pjesa e shkallëve dhe pastaj aty i ka rënë traversa e 3 kateve që janë varur poshtë. Deri në momentin e fundit, të paktën siç dëgjoja nga kolegët e mi gazetarë, se aty ishte e pamundur, jepte shenja jete. Por doli nga rrënojat e pajetë, pas kërkimeve që zgjatën në orë të tëra, pas një ankthi të frikshëm të familjarëve që prisnin përjashta”.

Xhuljeta ishte me bashkëshortin në shtëpi kur ndodhi tërmeti, por ai fatmirësisht arriti të shpëtonte.

“Bashkëshorti ka qenë në tualet në atë moment dhe nuk ka dalë nga tualeti. Ndoshta ajo pjesë e pallatit ka qenë më pak e riskuar se ka qenë pjesa fundore, pjesa e godinës që është shembur e para ka qenë pikërisht aty ku është bërë ndërhyrja. Prandaj e kam këtë apel të fortë. Kush i ka futur duart në atë pallat duhet të dalë para ligjit. Kjo është kërkesa e familjarëve, kjo është kërkesa e gjithë jetëve të humbura”.

Xhaxhai i gazetares nuk e beson dot që vajza e tij ka humbur jetën.

“Xhaxhai im në këto momente që flasim nuk e pranon dot që vajza e tij ka ndërruar jetë. I thërret kushërirës sonë me emrin e saj. Një tragjedi që akoma është e paprekshme, e paperceptueshme”.

Paraardhëse

“Dua të marr edhe qenin me vete në hotel”! Rama merr këkesën më të ‘çuditshme’ nga një banor i prekur (VIDEO)

Pasardhëse

U tha se qeset me ndihma po shkonin në ministri, Lleshaj: O të mjerë

Pasardhëse

U tha se qeset me ndihma po shkonin në ministri, Lleshaj: O të mjerë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.