• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frika nga Elvis Naçi e bën Edi Ramën “mysliman”

2 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në këto ditë të rënda që po i përjeton Shqipëria për shkak të tërmetit që goditi atje, Edi Rama e ka humbur komplet busullën. Ai po i bindet vetëm një njeriu, hoxhës Elvis Naçi.

Shefi i qeverisë shqiptare publikisht po përpiqet të prezantohet si politikani që po e përballon i vetëm krizën në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm që mori jetën e mbi 50 personave, që plagosi shumë të tjerë dhe që e bëri pothuajse krejt të pabanueshëm Durrësin dhe rrethinën e tij. Rama gati të gjitha lëvizjet po i bën i përcjellë nga kamera pamjet e së cilës po i transmeton live në Facebook.

Ai në mënyrë arrogante ka përndjekur zëvendësin e tij Erjon Braçe, të cilit ia tha troç që të mos i shkojë prapa. Nuk po tregohet i matur as me banorët që kanë lënë shtëpitë duke mos hezituar të lëshohet edhe në argumentime me zë të lartë me ata që po i thonë se kanë frikë të futen në shtëpitë e tyre. Rama me tone qortuese po u thotë që rreziku ka kaluar nga tërmeti. Mediave u ka shpallur luftë duke paralajmëruar “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’jua rrok imagjinata!”

Me një fytyrë tjetër po u prezantohet karshi atyre që po arrijnë të gjejnë para për rimëkëmbjen e Durrësit. Ka çuar në qiell Behgjet Pacollin duke iu drejtuar “rrofsh sa malet ti dhe familja, o Behgjet Pacolli”. Pastaj në një intervistë për mediat turke ka lartësuar presidentin e Turqisë, i cili premtoi se do të ndërtojë 500 njësi banimi për qytetarët shqiptarë që u prekën nga fatkeqësia natyrore.

Por, dikujt tjetër Rama ia ka lëshuar udhën.

Duke e parë që shteti që e drejton “nuk e ka edhe një qen të vetëm për kërkim-shpëtim”, siç u tha nga komentuesit në rrjetet sociale, dhe që “vendin e shtetit social e ka zënë Elvis Naçi”, figura e vetme të cilit i është dorëzuar Rama, është pikërisht hoxha që në opinion njihet për predikimet në rrjetet sociale, influencë në komunitetin mysliman, për bamirësi dhe për faktin që kohëve të fundit ka blerë një spital në vlerë prej 300 mijë eurosh.

Me Naçin Rama ka dalë në terren për t’i takuar shqiptarët e trishtuar, por duke e parë suksesin e tij në mbledhjen e fondeve, ai ka vendosur ta mbajë edhe më tej afër vetes. Dje, Elvisin e ka privilegjuar madje edhe më shumë duke e ulur afër vetes, një tryezë ku ishin mbledhur kryeministri – Qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, sipërmarrja, bankat, inxhinierët, arkitektët & urbanistët pikërisht në sallën ku mban mbledhjet qeveria shqiptare, ose siç është thënë zyrtarisht “në tryezën e Këshillit të Ministrave” me moton “TË BASHKUAR PËR T’U RINGRITUR” 🇦🇱🤝👐🏿🤲🏻 ☀.

FOTO:

Paraardhëse

Ronaldo refuzon pjesmarrjen në ceremoninë e “Topit të Artë” për një tjetër çmim

Pasardhëse

Jo vetëm postime, Miss Serbia po ashtu erdhi në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Pasardhëse

Jo vetëm postime, Miss Serbia po ashtu erdhi në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.