• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Katari zotohet se do të ndërtojë gjitha shtëpitë

1 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al-Mari ka parë në terren dëmet e tërmetit duke qenë prezent në shpërndarjen e ndihmave emergjente. Nga Shijaku në një intervistë për Top Channel, ai flet edhe për fazën tjetër të ndihmës që do të japë shteti Katarit.

Zoti Ambasador si e keni përjetuar ju personalisht këtë fatkeqësi që i ka ndodhur Shqipërisë?

Ambasadori Ali Bin Hamad Al Marri: Ne jemi shumë të mërzitur dhe e përjetuam jashtëzakonisht keq këtë tërmet, nga i cili u godit Shqipëria. E këtu dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjeve të prekura dhe familjeve të viktimave. Urojmë shërim të shpejtë të dëmtuarve të plagosurve nga ky tërmet. Ne para dy ditësh kemi qenë në Durrës, për të parë nga afër të prekurit nga tërmeti dhe po ashtu kemi vizituar qendrën e Vorës në fshatin Marikaj dhe kemi ardhur sot në qytetin e Shijakut, ku kemi parë familjet e prekura duke ofruar ndihmat që kanë ardhur nga Fondi Katarit për Zhvillim në bashkëpunim me Qendrën e Katarit për Bamirësi. Ne që ditën e parë kemi qenë në Durrës duke sjelle ndihmat e Shtetit të Katarit. Shteti jonë do të vijojë të jetë prezent, kjo nuk është vetëm dita e parë. Në vazhdim ne do të jemi prezent duke qëndruar në krah të popullit shqiptar.

Çfarë kontributi do të japë Katari dhe a ka vendosur Emiri Katarit se si do të vijojë ta ndihmojë Shqipërinë?

Ambasadori Ali Bin Hamad Al Marri: Shteti i Katarit me në krye Lartësinë e tij Emirin Tamim bin Hamad Al Thani është gjithmonë i përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë dhe do të jenë përkrah popullit Shqiptar dhe në ditët në vazhdim presim që të vinë ndihma të tjera. Dalja jonë në terren është nën direktivat e Lartësisë së tij Emirit Tamim bin Hamad Al Thani. Kemi parë nga afër duke evidentuar nevojat e duhura.

Krahas ndihmave që ju po sillni po për fazën tjetër për ndërtimin e banesave, ju këtu keni ndërtuar një qendër komunitare në Xhafzotaj të Shijakut. A do të përfshihet Katari në ndërtimin e shtëpive të shembura për këte zonë apo zona të tjera?

Ambasadori Ali Bin Hamad Al Marri: Siç edhe e parashtruat edhe ju Katari është i përkushtuar për të ndihmuar popullin vëlla shqiptar dhe me lejen e Zotit Katari, shpresojmë të jetë prezent edhe në disa projekte për rikonstruksionin dhe ndërtimin e shtëpive në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Paraardhëse

‘Unë e Marin Mema ikim nga tryeza nëse nuk tregon fondin e Qeverisë’, Elvis Naçi i thotë në sy Ramës: Dua të shoh shumën e mbledhur

Pasardhëse

Nuk u mjaftua vetëm me 20 apartamente, Bashkim Ulaj dhuron edhe 1 milion euro

Pasardhëse

Nuk u mjaftua vetëm me 20 apartamente, Bashkim Ulaj dhuron edhe 1 milion euro

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.