Një tragjedi natyrore goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mori 49 jetë njerëzish dhe la mbi 700 të plagosur, si dhe një pamje dramatike në Durrës e Thumanë, me një sërë ndërtesash të kthyera në gërmadha.
Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se njerëzit po vdesin nga të ftohtit, kurse qeveria aktuale nuk ka kurajë që të deklarojë se sa e ka fondit rezervë për emergjencat.
Ngjela shkruan:
“E dini se çfarë kohe kemi si rezultat tragjik: kohën banditeske të Sali Berishës me ligjin e legalizimit, grabitjen e tokave, dhe ndërertimet pa leje të të gjitha qeverive në afër në 30 vjet. Me injorancën e Edi Ramës që pllakosi me klientelë korruptive Tiranën, gjithë po me ndërtime jashtë rendit urban, por edhe me dhjetra e dhjetra kryetarë komunash e bashkish që në 25 vjet rresht kanë shitur lejet e ndërtimit.Të gjitha jashtë çdo studimi.
Po paratë ku janë?
Njerzit po vdesin nga të ftohtit, kurse qeveria aktuale nuk ka kurajë që të deklarojë se sa e ka fondit rezervë për emergjencat. (!)
Asgjë.
Shqiptarët sot janë një popull i grabitur që tani është trembur nga ankthi i gjendjes tragjike, dhe një kryeministër që nuk di të bëjë asgjë.
Ky i sotmi tregoi se është sak një shtet që mbeti i diskredituar nga ekipet ndërkombëtare që erdhën për ndihmë, të cilët treguan që janë të përgatitur për gjendjet e emergjencës. Se janë të përgjegjshëm ndaj shoqërive të tyre, prandaj.
Po ky yni? Ky e tregoi që është një shtet i kalbur, dhe me sundues që nuk janë e as kanë qenë ndonjëherë përgjegjës për popullin e tyre.
Gjithçka është vjedhur, në tre dekada rresht. Po tani?
Tani ky shtet duhet të dorëzohet.
Kriza do të thellohet. Por njerëzit e ditur dhe te aftë janë përjashtuar nga banditizmi korruptuv. Kush do ta drejtojë këtë emergjencë?
Qeveria aktuale nuk di të bëje asgjë.
Atëherë?” – ka përfunduar reagimin e tij Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post