• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Tundojmë perëndinë duke bërë gam-gam”, Rama: Do ndihmojmë qytetarët

27 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama, zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ndodhe në zonat të cilat janë prekur nga tërmeti 6.4 ballë që goditi vendin mëngjesin e së martës. Zonat më problematike ku janë regjistruar dhjetëra viktima e qindra të plagosur paraqitet Thumana dhe zonat e tjera të Durrësit.

Së bashku me kryeministrin ndodhej edhe Elvis Naçi, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, Rama është shprehur se do të ndihmojë familjet për rindërtimin e banesave, ndërsa theksoi se do të verifikohen dëmtime si dhe do të krijohet dhe koordinimi i dhënies së ndihmave për qytetarët, duke shmangur kështu dhe abuzimet.

Në fund të fjalës së tij, Rama tha se; “E tundojmë perëndinë duke bërë gam-gam, duke prodhuar energji negative kush më shumë e kush më pak.”

Rama: “Dje ka qenë dita e shokut, por edhe që duhet të nxirreshin nga thellësia e gërmadhave. Është bërë një punë kolosale e skuadrave tona. Në këtë jemi bashkë të gjithë. Do të krijojmë Komunitetin Kombëtar të Ndërtimit. Po fillon transportimi i disa familjeve nga fusha e Durrësit drejt hoteleve, sepse është bërë marrëveshja. Po bëhen një listë tjetër që çfarë ka ndodhur në zonën e Laçit, ku disa familje janë të rrezikuara nga lëkundjet e fundit. Po filloj shiu do të kemi një problem më shumë, një shqetësim më shumë. Po shfrytëzojmë çdo minutë që kemi. Shkop magjik nuk kemi, duhet të ndajmë të njomin nga i thati. Kush ka mbetur pa çati, si rezultat i kësaj pabesie të natyrës nuk do mbetet pas dore. Të gjitha paratë e mbledhura, edhe ato të buxheti do të jenë bashkë dhe të gjithë do të marrin përgjegjësitë e menaxhimit. Njerëzit të mos e diskutojnë faktin se po e çoj lekun, por s’di se ku do shkojë. Po vijnë ndihmat nga katër anët. Ne do të japim një shembull e të mësojmë prej njëri-tjetrit. Me thënë të drejtën, e thashë edhe më parë: E tundojmë perëndinë duke bërë gam-gam, duke prodhuar energji negative kush më shumë e kush më pak. Më urtë më butë, më qetë. Ka një kohë për të luftuar, ka një kohë për të heshtur. Ka një kohë për të fjetur dhe ka një kohë për t’u zgjuar.”

Ndërkohë, Elvis Naçi, i cili ka deklaruar më herët se do të ndërtojë disa nga banesat e dëmtuara nga tërmeti, theksoi se në këto kushte nuk është koha për kritika dhe sulme politike, por për punë e solidaritet me qytetarët në nevojë.

“Populli shqiptar ka kaluar në traumë. Të jemi më afër se kurrë me afër me njëri tjetrin. Të jemi afër dhe të shtrijmë dorën e solidaritetit. Pastaj kemi kohë edhe ta shajmë dhe ta kritikojmë njëri tjetrin. Ne e kemi gjithmonë program të dhurojmë shtëpia. Jemi një situatë se sa më afër të jemi, aq me shpejt do ta kalojmë këtë sprovë. Kjo ishte sprovë shumë e madhe” -tha Naçi./Opinion

Paraardhëse

Dhimbja vazhdon, pas nënë e bijë, nxirret e pajetë edhe gjyshja nga rrënojat e pallatit 6 katësh

Pasardhëse

Tërmeti i fuqishëm, Sali Berisha publikon fenomenin e çuditshëm që ndodhi gjatë lëkundjeve (VIDEO)

Pasardhëse

Tërmeti i fuqishëm, Sali Berisha publikon fenomenin e çuditshëm që ndodhi gjatë lëkundjeve (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.