• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Shqiptari që i njeh 25 mijë rrugët e Londrës

25 November, 2019
në Shqip+
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Janë mbi 30 mijë emra rrugësh e lokacionesh të ndryshme të Londrës që Gëzim Ramadani është dashur t’i mësonte përmendësh për t’i kaluar testet e pesë fazave të studimit, para se t’i jepej e drejta për t’i dhënë taksisë së tij edhe nëpër shiritin e ndarë për autobusët e trafikut urban.

Prej vitit 2015, Ramadani është njëri prej rreth tridhjetë shqiptarëve të vetëpunësuar me makinat e tyre të famshme të zeza të Londrës.

“Ama, këqyre, nuk jam vetëm unë, se ka edhe shumë shqiptarë, shokë të mi, që e bëjnë këtë punë. Edhe ata kanë kaluar nëpër të njëjtin proces të studimit për të marrë bexhin”, – thotë Ramadani, në njërën prej kafeneve në një qendër tregtare me emër anglez në vendin ku dikur ndodhej Kombinati i Drurit në Ferizaj.

Hartën në kokë

Ramadani prej fundvitit 2012 deri në verën e 2015-s u shtrëngua të punonte vetëm dy ditë në javë, me qëllim që t’i mësonte emrat dhe lokacionet në një diametër prej rreth 19 kilometrash. Madje bleu një motoçikletë, me qëllim që t’ia lehtësonte vetes punën përgjatë rrugëve të stërngarkuara të kryeqendrës financiare të Evropës.

“Kur i sheh, i memorizon më mirë, sepse ish interesant se si po i ndante gjërat dhe se si po funksiononte truri”, – thekson Ramadani.

“Është studim i rrugëve të Londrës. Janë teste që udhët me i kalu patjetër për me mbërri në fazën për me marrë bexhin. Bexhi është faktikisht një sen që e fiton si diplomë, nuk është kurs, sepse është si diplomë që jepet prej shtetit. Studimi e ka emrin ‘Knowledge of London’”, apo testi i njohurive për Londrën.

“Dhe, realisht i bie se ky e njeh Londrën në gishta”, thotë vëllai i Gëzimit, Ardian Ramadani, i cili jeton në Belgjikë.

“Është një punë që anglezët e respektojnë shumë. Anglezët të respektojnë shumë, sepse e dinë se nuk është e lehtë me i mësu rreth tridhjetë mijë rrugë”, – thotë Gëzim Ramadani.

Në shkrimin e gazetës britanike “The Sun”, se “pse testi i taksistëve për shoferët e taksive të zeza është aq i vështirë”, thuhet se “The Knowledge” është një seri testesh të cilat duhet t’i kalojnë para se të marrin licencën. Prej këtyre rrugëve, 320 njihen si rrugë boshte.

Paraardhëse

Rama: Opozita na pengoi për negociatat, frikë nga drejtësia

Pasardhëse

S’ka vend më të sigurt se Zvicra, ja arsyet

Pasardhëse

S’ka vend më të sigurt se Zvicra, ja arsyet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.