• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela zbërthen me detaje çfarë po përgatit presidenti i cili kërkon referendum: Këta janë edhe hajvanë, por edhe të shitur

24 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela me anë të një postimi në Facebook ka analizuar gjendjen e krizës politike që po kalon vendi dhe ka treguar faktorët që nuk e lënë presidentin Meta dhe ish kryeministrin Berisha të destabilizojnë vendin.

Postimi i Ngjelës:

Asgjë nuk mund t’i ndodhë më as Shqipërisë dhe as bashkimit kombëtar shqiptar, në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Presidenti serb Vuçiç po qahet kudo ku po shkon në Perëndim, por jo në Uashington: “po formohet Shqiperia e Madhe”, iu thotë Vuçiç si i vrarë shpirtërisht, se po dallon bashkimin kombëtar shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po, ku e di sekretin e historisë së ardhshme miku i Ramës, Vuçiç! Se mos e di Rama!

l.
Lufta amerikane që u bë për Kosovën: ky është edhe sekreti i kësaj politike. Po pse, hajvanët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare do ta kuptonin këtë! Është e pakuptueshme dhe e frikshme për ta. Prandaj po rendin sa në Beograd e në Moskë, që të mundin Amerikën në Shqipëri.

Asfare, asgjë nuk mund të bëjnë. Këta janë edhe hajvanë, por edhe të shitur, dhe duan edhe shkatërrimin e Shqiperisë.

“O djem rrëmbeni armët”, bërtiti Saliu si i ndërkryer e gjithë frikë para disa muajsh. Askush nuk ia vari. Të gjithë këtë mllef e kanë nga frika e SPAK-ut që po ngrihet kundër tyre. Dhe të gjithë shqiptarët po presin SPAK-un.

Pushtetarët e korruptuar urrejnë SPAK-un, kurse shqiptarët po presin SPAK-un me padurim – domethënë se shqiptarët urrejnë pushtetarët e korruptuar.

Kurse në Kosovë, korrupsioni është më i zbuluar, se është rrëzuar me votë para një muaji. Edhe atje funksionon një Gjykatë Speciale.

Po kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama? Përgjigjia për të është shume e thjeshtë: qeveria që nuk ngjall besim në popull, duhet të largohet. Rama dhe qeveria e tij është i pabesueshëm: edhe për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët.

Tani këta krerë politikë në Tiranë janë gjithashtu dhe krejt të pabesueshëm për politikën e bashkimit kombëtar. Prandaj duhet të shkojnë drejt penalitetit.

Bashkimi kombëtar është historia e re e Shqipërisë, kurse e vjetra korruptive po shkon drejt likuidimit: edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.

Dhe të gjithë këtë kohë mbarësie për shqiptarët e Ballkanit Perëndimor, e ka sjellë çlirimi i Kosovës.

ll.
Ky bashkim kombëtar është sot i garantuar. Por, a ka aktualisht pengesa?
Pengesat janë vetëm të korruptuarit në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup që po shpresojnë te Beogradi.
Kurse disa injorantë të paguar në Prishtinë thonë se nuk e njohin Shqipërinë, “për ne – thonë këta – ka vetëm një shtet të Kosovës, dhe jo Shqipëri”; sepse ashtu mund të shkojë Kosova sërish nën Serbinë. Janë naivë të paguar nga Beogradi. Kush e di se që kur iu ka filluar rroga!

Korrupsionin shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë e bashkon krimi. Në fakt, Beogradi gjithmonë i ka blerë qeveritarët e korruptuar në Tiranë dhe në Prishtinë.

Këta janë në thelbin e tyre të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët, pasi i vodhën shqiptarët, tani duan t’i shesin.
Por janë të humbur.

Ndërsa në Tiranë vijon çështja Meta. Të gjithë po habiten me mazhorancën: pse po e vonon shkarkimin e Metës!
Rama, kij kujdes! se është kohë me impuls kjo. Dhe, jo me një impuls dosido, por me impuls amerikan.

lll.
Edhe çështja Meta, pjesë e këtij fenomeni është, dhe në këtë fenomen hyn edhe Berisha. Të dy po duan destabilizimin e Shqipërisë, dhe këlthasin për armë. Por Meta na doli edhe si një sovranist antiamerikan. Komedia e dytë kjo e Shqipërisë: kryengritja e dytë fshatare që kërkon “babën”.

Pse, ky Meta do ta mundë të ardhmen e Shqipërisë, e cila është e futur brenda ombrellës amerikane? Nuk kupton fakiri që e ka krejt të pamundur ta mbajë gjënë e vjedhur. Do ta dorëzojë me gjithësej, sepse pastaj, ngec historia e pritshme e Shqipërisë.

Por, jo vetëm ai, të gjithë këta të korruptuar lodhen kot, sepse nuk e kuptojnë dot që ndërkohë po i ndëshkon historia e pritshme e Shqipërisë.

Çdo të thotë “të të ndëshkojë historia e pritshme e Shqipërisë”? Në fakt ky nuk është koncept që ka dalë në Shqipëri.

Çdo komb apo çdo popull ndodhet ngaherë në një crucifix pericolos, në një udhëkryq të rrezikshëm. Ndodhur në këtë udhëkryq ky popull ose shpërbëhet, ose hyn në një rrugë të re të zhvillimit të tij. Të dyja gjasat quhen histori e pritshme.

Kjo është sot edhe historia e pritshme e Shqipërisë. Por, korrupsioni i lartë, me dëshirën për kryengritje dhe për armatosjen e popullit, ka dashur dhe po dëshiron shpërbërjen e Shqiperisë, që të garantojë gjënë e vjedhur. Turp më të madh se ky nuk mund të ketë.

I pari këtë metodë e zgjodhi Sali Berisha, kurse tani e ka marrë edhe Meta: kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë me thirrjen “heroike” të shpëtimit të saj nga krimi, kur krimi janë vetë.

Asnjë shpëtim nuk kanë këta të korruptuar, vetëm po vonojnë shqiptart drejt pasurimit dhe shtetit ligjor. Meta, për ekspertizën perëndimore, e sidomos atë amerikane, konsiderohet një i korruptuar që nuk u bë dot diktator sepse nuk pati dot në drejtim një parti të madhe. Kurse Berisha është skeduar prej 20 vjetësh se përse luan.

Atëherë, çfarë duhet bërë me ta?

Vetëm SPAK e ka zgjidhjen: për të gjithë. Dhe ai po vjen këto ditë. Kurse mazhoranca nuk duhet të sillet vërdallë as për vënien në funksionim të SPAK-ut, dhe as për shkarkimin e Ilir Metës.
Çdo vonesë, është kundër Shqipërisë, ka përfunduar Ngjela.

Paraardhëse

Pas 12 vitesh martesë, Juliana Pasha flet për herë të parë pse ende nuk ka sjellë në jetë një fëmijë

Pasardhëse

Sherr mes Jul Dedës dhe Fatma Haxhialiut live: Po të jesh burrë kërko falje publike

Pasardhëse

Sherr mes Jul Dedës dhe Fatma Haxhialiut live: Po të jesh burrë kërko falje publike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.