Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë pak një lajm fantastik për shqiptarët. Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai ka njoftuar se Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin.
Sipas Cakaj, ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi.
Statusi i plotë:
Një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët… Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin!
Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi!
Ne do të vazhdojmë punën përmbajtjesore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike.
Diskutime rreth kësaj post