• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kapet ‘spiuni’ shqiptar në Serbi, arrestohet nga BIA dhe VBA (VIDEO)

22 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

BIA dhe VBA serbe kanë zënë në flagrancë një shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me emrin Shefqet Demirovski, për vjedhje të dokumenteve të fshehta teknike në lidhje me prodhimin e municionit të kalibrit 12,7 mm.

Shefqet Demirovski, i cili është pronar i kompanisë ‘ATS Group’, është arrestuar në Serbi nën akuzën ‘spiunim’, pasi dyshohet të ketë arritur të marrë dokumente sekrete për prodhimin e armëve dhe municionit në fabrikën “Prvi Partizan” në qytezën Uzicë të Serbisë.

Bëhet fjalë për dokumente të fshehta në lidhje me prodhimin e municionit për snajperë dhe pushkë antiajrore.

Gazeta Metro ka siguruar edhe videon ku shihet Shefqet Demirovsk i duke i dhënë mbi 30 mijë euro inxhinierit të pensionuar serb me emrin Borivoje Glisovic.

Bashkë me Demirovskin, në aksionin e përbashkët të shërbimit sekret serb (BIA), atij ushtarak (VBA) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) është arrestuar 3 serbë të tjerë.

“Janë arrestuar edhe tre punëtorë të fabrikës ‘Prvi Partizan’ nga Uzhica, si dhe Sh. D, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pronar i firmës ‘Ars Group’ nga Shkupi për keqpërdorim dhe ryshfet. Janë arrestuar ish inxhinieri i ‘Prvi Partizan’ B. G nga Uzhica, N. I nga Pozhega, konstruktor në Repartin për vegla dhe makina në fabrikën ‘Prvi Partizan’ dhe M.M Të dyshuarit janë arrestuar dhe u është shqiptuar paraburgim prej 48 orëve, të cilët më pastaj do të dalin para Prokurorit publik. Ata akuzohen për vepër penale shitje të projekteve dhe dokumenteve tjera që ju takojnë fabrikës ‘Prvi Partizan’ që kanë të bëjnë me prodhimin e armëve dhe municionit”, thonë nga Prokuroria publike e Serbisë,

Ndryshe Shefqet Demirovski ka hapur në korrik të këtij viti fabrikën e parë në Vizbeg të Shkupit për prodhimin e jelekëve dhe helmetave mbrojtëse për policinë dhe për ushtrinë, në pjesën e mbrojtjes balistike dhe sigurisë.

Kujtojmë se për këtë rast ka folur mbrëmë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ku deklaroi se kanë kapur para 10 dite një ‘spiun shqiptar duke vjedhur dokumente të armëve serbe’

E gjithë kjo tingëllon si provë e Vucicit për të relativizuar skandalin me publikimin e rekrutimit të spiunëve serbë nga rusët në Beograd.

VIDEO:

Paraardhëse

Nxënësit dhe qytetarët në Shqipëri: Libri është skandal, Kosova është e pavarur dhe pikë (VIDEO)

Pasardhëse

Jo vetëm mjekë e saldues, edhe për këtë profesion ka nevojë Gjermania

Pasardhëse

Jo vetëm mjekë e saldues, edhe për këtë profesion ka nevojë Gjermania

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.