• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deputeti del me deklaratë të fortë: Të merret sa më parë vendimi për Metën, kërkojnë të bëjnë pazare

22 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i opozitës parlamentare, Alban Zeneli tha se, shtyrja dhe zvarritja e hetimit ndaj presidentit Ilir meta, bëhet për konsum politik dhe pazare që sipas tij jemi mësuar ti shikojmë prej 30 vitesh mes politikanëve.

“Sot ishte dita e mbledhjes së Komisionit Hetimor për dekretin e Presidentit Meta për zgjedhjet e 30 Qershorit. Unë isha dakord që gjithçka të shqyrtohej sa më parë sepse Komisioni pothuajse e ka kryer qëllimin e vet. Nuk është koha që ne të ulemi dhe të diskutojmë edhe njëherë ato që i kemi diskutuar. Koha është shumë e shkurtër për të marrë vendimin e duhur për arsyet pse është ndërtuar ky Komision. Nuk jemi as nuk do të jemi dakort me asnjë shtyrje të punimeve. Ne kemi ezauruar gjithë kohën, format, mënyrat dhe mjetet që ka në dispozicion Komisioni Parlamentar. Duhet ta shqyrtojmë në themel atë që kemi konstatuar dhe të marrim një vendim përfundimtar. Ky është një rast tepër i veçantë për Shqipërinë që nuk ndodh shpesh të ketë një nismë për shkarkimin e Presidentit nga Kuvendi”, tha Zeneli për Fax Neës.

Keni deklaruar se po synohet të bëhen pazare, për çfarë bëhet fjalë?

Zeneli: Po të rikthehemi që nga nisja e kësaj çështjeje, kemi një retorikë më shumë politike nga sferat më të larta të saj, kryesisht nga mazhoranca. Ne kemi kërkuar të hetohet jo Presidenti, por çdo kush që cënon drejtësinë. Se si do merret vendimi si nga ky Komision apo nga çdo institucion, secili ka qëndrimin personal se si do votojë për Presidentin. Mazhoranca e ka marrë si kalë beteje dhe me shtyrjen e herë pas hershme tregon se nuk kërkon atë që thuhet, por për konsum politik duke denigruar inteligjencën e shqiptarëve dhe gjithë aktorëve në vend.

A jeni dakord që hetimi ndaj Metës ti shtohen edhe hetimet për emërimet në Kushtetuese?

Zeneli: Në mendimin tim është legjitim si të qënurit në Parlament nga përfaqësuesit e opozitës parlamente. Në këndvështrimin tim nuk është rruga e duhur që ti shtohet kësaj çështje ndaj Presidentit një tjetër që nuk është e rëndësishme sa e para, zgjedhjet e 30 Qershorit. Le të mbyllet kjo çështje pastaj të niset një hetim tjetër nëse është nevoja. Duhet të dalim me një raport final dhe Kuvendi të vendos me vota nëse është shkelur apo jo Kushtetuta nga Presidenti i Republikës. Shtyrja e mandatit të Komisionit, bëhet vetëm për pazare që ne i kemi parë gjatë 30 viteve.

Paraardhëse

E dashuruar me regjisorin dhe e angazhuar në projekte, Jonin e merr malli për Arbanën dhe ja çfarë bën për të: Nuk do shihemi tërë ditën (FOTO)

Pasardhëse

Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj, zbardhen emrat dhe vendimet që priten të merren

Pasardhëse

Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj, zbardhen emrat dhe vendimet që priten të merren

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.