• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela: Meta kërcënon për të mbrojtur pronat e paligjshme, mendon se mund të blejë gjithçka me para të pista, shkarkimi i sigurt

19 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela shpërtheu në kritika të forta në drejtim të presidentit Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, avokati u shpreh se Meta ka në pronësi shumë prona të paligjshme dhe sipas tij, për t’i mbrojtur këto prona ai po kërcënon me kryengritje. Por Ngjela shtoi se thirrjet për kryengritje nga Meta nuk janë pranuar nga partnerët ndërkombëtarë, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Vërtet mendon Meta se, për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin? Mendjelehtësi infantile. Procesi për të shkarkuar Metën ka mbetur në vend, sepse, siç duket, e ka bllokuar Rama. Po tani, nuk ka më gjasë të ndalojë. Këto ditë procedura duhet ta shkarkojë. Të gjithë të trembur janë, por reforma do të shkojë deri në fund. Shqiptarët janë të mërzitur, sepse janë tradhtuar nga krerët e tyre, të cilët i kanë grabitur ligsht në 25 vjet rresht. Viti 1991, që mendohej se do t’u sillte shpëtimin, i zhyti ligsht shqiptarët në një skllavëri të re. Kjo është e vërteta e kësaj kohe”, tha Ngjela.

Më tej, avokati deklaroi se Meta kërkon të blejë gjithçka me para të pista që i ka vënë në mënyrë të paligjshme, përfshirë edhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë. Ngjela shtoi se Meta po i shkon deri në fund rezistencës së tij për të dëmtuar më shumë Shqipërinë.

“Askush nuk po ia hap derën në Amerikë gruas së Ilir Metës. Kurse Meta, ende reziston për të dëmtuar Shqipërinë. Është i pushuar. Këtë nuk do që ta kuptojë dhe mendon se mund të blejë politikën e lartë me paratë e tij të pista. Turp. Pamundësi absolute; por kujt t’i thuash! Mbasi të pushohet nga Parlamenti, Meta nuk ka më forcë juridike”, u shpreh Spartak Ngjela.

Shkarkimi i Metës

Më tej, në reagimin e tij avokati komentoi edhe nismën e ndërmarrë nga mazhoranca për shkarkimin e Ilir Metës. Sipas Ngjelës, shkarkimi i presidentit është i sigurt, pasi ai ka bërë shkelje shumë të rëndë të Kushtetueses.

“Ku kuptohet se shkarkimin i Metës është çështje ditësh? Rama i tha Metës para disa ditësh: Unë nuk kam gjë në dorë, këtë çështje e drejton Uashingtoni dhe Brukseli. Atëherë? Meta do shkaktohet, se ka bërë shkelje shumë të rënda”, tha ai.

Ngjela deklaroi se shkarkimi i Metës nga Kuvendi është hapi i parë i funksionimit të drejtësisë, duke shtuar se kundër korrupsionit të pushtetarëve shqiptarë ka garanci nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Avokati theksoi se të parit që do i sekuestrohen pronat dhe gjithë pasuria do jetë Ilir Meta.

“Shkarkimi i Metës nga Parlamenti, është hapi i parë i madh i likuidimit ligjor të të gjithë kësaj klase dirigjente që, me një korrupsion gjigant, ka shkatërruar mirëqenien e shqiptarëve për të siguruar miliarda dollarë si pará individuale pushtetarësh; mijëra hektarë tokë e truall dhe qindra mijëra metër katrorë ndërtim mbi pronën e grabitur me falsifikime korruptive. Shqiptarët duhet të jenë të sigurt, se kundër korrupsionit shqiptar atyre iu është zotuar politika amerikanë. Të gjithë të korruptuarit e lartë do të shpronësohen. Ilir Meta është i pari”, u shpreh avokat Spartak Ngjela në reagimin e tij në Facebook.

Paraardhëse

Brukseli “shuplakë” presidentit: Anëtarët e Kushtetueses duhen zgjedhur brenda 30 ditëshit, interpretimet e tjera cenojnë shtetin e së drejtës

Pasardhëse

Meta bën deklaratën e fortë në tryezën e përbashkët me Bashën dhe aleatët e tij opozitarë: Unë nuk do ta lejoj

Pasardhëse

Meta bën deklaratën e fortë në tryezën e përbashkët me Bashën dhe aleatët e tij opozitarë: Unë nuk do ta lejoj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.