• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Propozimet e Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zbardhet kërkesa urgjente e Gjermanisë

19 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Propozimi francez për zgjerimin e BE-së pritet me kritika. Qeveria gjermane është e hapur për ta diskutuar propozimin, por kërkon që ai të mos ketë ndikim mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, të martën në Bruksel, qeveria gjermane ka reaguar ndaj propozimit të Francës për strategjinë e zgjerimit të BE-së. E pyetur nga DW, Ministria e Jashtme gjermane është shprehur se reforma e zgjerimit të BE-së nuk duhet të vonojë çeljen e negociatave:

“I njohim sugjerimet e qeverisë franceze për reformën e zgjerimit të BE-së. Ne jemi të hapur për të diskutuar për përmirësimin e procedurave te zgjerimit për sa kohë që kjo nuk vonon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,” thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme dërguar DW.

“Ministri i Jashtëm Maas e konfirmoi këtë edhe gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën e kaluar. BE tani duhet të mbajë fjalën e saj, sepse kushtet për fillimin e negociatave janë përmbushur. Vazhdimi i politikës së suksesshme të pranimit në BE dhe një zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë i Ballkanit Perëndimor janë në interesin tonë strategjik”, përfundon deklarata.

Kritika nga ekspertët

Në dokumentin jozyrtar (nonpaper) Franca propozon që procedura e anëtarësimit të kalojë në shtatë etapa. Për të kaluar nga njëra etapë në tjetrën vendi kandidat do të duhet të plotësojë një grup kushtesh, ndër të cilat për shembull i pari është implementimi i ligjeve për ambientin dhe ndër të fundit është integrimi ekonomik.

Dusan Reljic, drejtori i zyrës së Brukselit në Fondacionin Gjerman të Shkencës dhe Politikës (SWP), beson para së gjithash se një dokument i politikës së jashtme, i lëshuar nga Pallati Elysee për zyrtarët e BE-së është një përpjekje për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga refuzimi për të dhënë dritën e gjelbër në bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Natyrisht, Parisi është i befasuar nga kritikat e ashpra për frenimin e procesit të zgjerimit. Kritikat erdhën nga të gjitha anët dhe shumica e tyre e quajtën “gabim katastrofik” – tha Reljic për DW. Reljiç mendon se dokumenti heq gjënë më të rëndësishme në rastin e Ballkanit Perëndimor: zhvillimin ekonomik.

Edhe drejtuesi i Nismës Evropiane të Stabilitetit, Gerald Knaus, i cili e analizon atë në një video në Youtube, nga njëra anë, lëvdon faktin që synohet anëtarësimi i plotë i kandidatëve, por mendon se kjo procedurë do ta ulë edhe më shumë besueshmërinë e BE-së.

Knaus propozon që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, mund të fillojnë bisedimet të tëra së bashku, si bllok. Dhe pastaj, në varësi të performancës që do të arrijnë, ato mund t ë anëtarësohen në fund. Aty pastaj do të duhet të bëhet edhe një debat, se a është gati ende BE-ja për anëtarë të rinj. /DW

Paraardhëse

Lulzim Basha: Rama të hapë rrugën për zgjedhje të lira, vetëm përmes tyre merr fund kriza, qytetarët nuk e duan më

Pasardhëse

Brukseli “shuplakë” presidentit: Anëtarët e Kushtetueses duhen zgjedhur brenda 30 ditëshit, interpretimet e tjera cenojnë shtetin e së drejtës

Pasardhëse

Brukseli “shuplakë” presidentit: Anëtarët e Kushtetueses duhen zgjedhur brenda 30 ditëshit, interpretimet e tjera cenojnë shtetin e së drejtës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.