Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në konferencën “Feja si instrument për paqen”. Ai tha se nuk duhet të lejojmë dimrin demografik të Evropës. Sipas Metës keqqeverisja kur shuan shpresën e qytetarëve bën të shfaqet edhe terrorizmi dhe ekstremizmi fetar.
Ilir Meta tha:
“Të gjithë kemi detyrime kombëtare rajonale e ndërkombëtare e duhet angazhohemi më shumë për të luftuar varfërinë, përmirësuar standartet e jetesës. Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria dhe kur shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja. Qeveria duhet të hartojë ligje për mbrojtjen e interesave te qytetareve. Ne po hasemi me një nivel te larte ikjesh, eksodi i rinisë sonë duke bërë vunerabël shtresa te dobëta te shoqërisë. Te mos lejojmë dimrin demografik të Evropës na ka porositur Papa Francesku në takimet me të.
Ky fenomen s’na ka prekur vetëm ne, por gjithë rajonin tonë ndaj duhet ta përballojmë së bashku. Bijtë e shqipes të kthehen në atdheun e tyre për jetë më të mirë dhe më të sigurt. Në vendin tonë ligjet për mbrojtjen e te drejtave te njeriut janë çimentuar në dy nene të posacme të Kushtetutës që në vitin 1998, kuadri ligjor është i kompletuar. Por siç vërehet edhe në raportet e DASH komunitetet fetare po përballen me vështirësi për blerjen e tokës, vështirësi që lidhen me problemet nga pushteti vendor.
Janë ankuar për ndikimin e huaj dhe ndikimin ne organizatat fetare shqiptare, kjo ngjall shqetësime dhe kërkon përgjegjshmëri dhe vëmendje të vazhdueshme. Duhet stabilitet politik” -perfundoi Meta.
Diskutime rreth kësaj post