• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Dasma e bujshme dhe kamera e fshehtë për tradhti, si mori fund ‘martesa e lumtur’ e Rudina Dembacajt

17 November, 2019
në Rozë
0
84
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dukej se ajo e tyrja ishte një lidhje ideale mes një çifti të cilët u shfaqën shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe që kudo dilnin bashkë në media duke bërë vazhdimisht intervista se si u njohën, si lindi dashuria mes tyre dhe se sa shumë e donin njëri tjetrin.

Nuk vonoi shumë dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, bashkë me ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfaj, u bënë prindër të një vajze të cilën e quajtën Viktoria.Por duket se pas gati tri vitesh martesë e deklaratash të forta dashurie, dashuria mes tyre ka marrë fund dhe “martesa e lumtur” e Rudina Dembacajt është shbërë plotësisht bashkë me deklaratën e saj në media ku është shprehur prerë se është në proces divorci me Varfaj.

Moderatorja e programit “Mos i fol shoferit” ka pasur një lidhje të bukur, për të cilën edhe ka folur publikisht. Para disa javësh u përhap lajmi se shkak për prishjen e martesës së saj me pronarin e një servisi makinash, Aleksandër Varfaj, është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj.

Sipas të njëjtave burime, u tha se Dembacaj ishte parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin, sipas tyre, duket se ishte shkaku kryesor i prishjes së marrëdhënies me Aleksin.Aleksandri nuk ka folur publikisht, por është mjaftuar me ndonjë postim, ku shpreh gjendjen e tij pas divorcit.

Kujtojmë se Rudina dhe Aleksi ishin ndër çiftet më simpatike në rrjetet sociale, duke na prezantuar copëza të së përditshmes së tyre, që nga ceremonia e dasmës në reality show-n “Lufta e nuseve”.Dyshimet e para lindën kur Rudina pak nga pak fshiu të gjitha fotot që kishte me babanë e vajzës së saj. Po ashtu, pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që aktorja e humorit ka dhënë për media të ndryshme.

Në lidhje me thashethemnajën që zien në media së fundmi për një romancë të re të aktores dhe moderatores me një ish deputet, Rudina, e kontaktuar edhe nga mediat e tjera, nuk ka bërë asnjë përgënjeshtrim, thjesht u ka kërkuar mirëkuptimin për ta rrëfyer historinë e saj personale në një moment tjetër.

DASMA NË EKRAN E RUDINA DEMBACAJT DHE KAMERAT E FSHEHTA PËR TRADHTI

Para gati tri, vitesh në “TV Klan” u transmetua episodi i programit “Lufta e Nuseve”, ku njëra nga konkurrentet ishte aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj.Në këtë reality show, Rudina rrëfeu historinë e saj të dashurisë me Aleksin, djalin që e njohu kur çoi makinën për servis.

Më pas, ajo vazhdonte të tregonte detaje nga marrëdhënia me Aleksin, siç ishte surpriza luksoze që i bëri ai për ditëlindje.Edhe pse bashkëshorti i saj nuk ishte i pranishëm në këtë udhëtim, Aleks e surprizoi aktoren me një buqetë me lule dhe një biletë urimi. Pasi Rudina ishte kthyer në Tiranë, mori dhuratën tjetër nga i shoqi, një unazë floriri të dizanjuar me gurë diamanti.

“Dhurata e ditëlindjes nga dashuria ime”, shkruante Rudina poshtë fotos, ku tregonte unazën në dorën e saj.Rudina u bë e njohur me lidhjen e saj me Aleks edhe në momentin kur iu organizua një kamer e fshehtë në ‘Ora Neës’ ku asaj i lihej të kuptonte se bashkëshorti e tradhtonte me një grua tjetër.Artistja reagoi shumë ashpër edhe duke sharë me fjalor të pistë aktoren e cila mori përsipër rolin e dashnores së burrit të saj.Më pas, te “Rudina” ajo ishte çift me Aleksin, ku treguan dhe një herë marrëdhënien e tyre, se si mund të bashkëjetojë një vajzë ekrani me një djalë të panjohur në publik.Megjithatë, duket se kjo martesë nuk funksionoi, përderisa ata arritën të qëndrojnë bashkë vetëm 3 vjet.

Duket se tradhtinë në këtë rast e ka bërë realitet vetë aktorja e cila u shfaq shumë e frikësuar në kamerën e fshehtë. Mbase ka harruar çfarë përjetoi atë ditë duke dënuar ish partnerin e saj me tradhti në jetën reale.Duket se dot marrëdhënia e tyre funksionon vetëm për hatër të vajzës së tyre të vogël e cila me siguri do të jetë arsyeja e fortë e një raporti të gjatë mes tyre./Panorama Plus

Paraardhëse

Rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës: Sytë tuaj do t’iu tregojnë gjithçka

Pasardhëse

Refuzimi për negociatat, Këshilli i BE-së hedh në tyezën e diskutimit reformën e zgjerimit e propozuar nga Franca

Pasardhëse

Refuzimi për negociatat, Këshilli i BE-së hedh në tyezën e diskutimit reformën e zgjerimit e propozuar nga Franca

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.