• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Prapaskenat, Basha u jep garanci SHBA-BE për reformën zgjedhore, vlerësohet denoncimi për Kajmakun dhe Pjetrin

14 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka dhënë garanci Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për reformën zgjedhore. Dy ditë më parë kryedemokrati Basha zhvilloi një takim 90 minuta në selinë blu me të ngarkuarën me punë të SHBA në vendin tonë, Leyla Moses-Ones; ambasadori i BE, Luigi Soreca; ambasadori i Britanisë, Duncan Norman dhe i Gjermanisë, Peter Zingraf.

Gazeta ka mësuar disa detaje nga ky takim, ku mësohet se reforma zgjedhore, ajo në drejtësi dhe dekriminalizimi kanë qenë në fokus. Sipas informacioneve, mësohet se katër diplomatët ia kanë bërë të qartë liderit demokrat se reforma zgjedhore do të mbyllet brenda këtij viti, duke i kërkuar atij që të kontribuojë në miratimin e saj. Në këtë kontekst, mësohet se Basha ka siguruar ambasadorët se ai dhe partia që drejton do të kontribuojë me aq sa mundet për reformën zgjedhore, ku padyshim që busull për ta janë rekomandimet e OSBE/ODHIR, në mënyrë që reforma të jetë sa më e konsoliduar.

Po ashtu, një tjetër çështje tek e cila është fokusuar takimi që shefi i selisë blu pati me ambasadorët ishte reforma në drejtësi dhe ngritja e organeve të reja të drejtësisë. Gazeta ka mësuar se e ngarkuara me punë e Amerikës në vendin tonë, ambasadori i BE, ambasadori i Britanisë dhe i Gjermanisë kanë përgëzuar kryetarin e PD që ka ulur dozën e sulmeve ndaj reformës në drejtësi, ndërsa i kanë kërkuar atij që ta mbështesë reformën, pasi sipas tyre, është e vetmja mënyrë që të pasqyrohet sistemi i drejtësisë nga të korruptuarit.

Ndërkaq, në takim është diskutuar edhe për Gjykatën Kushtetuese, teksa mësohet se zonja Leyla Moses-Ones dhe ambasadori Soreca i kanë kërkuar Bashës që të distancohet nga sulmet ndaj anëtarëve të rinj të zgjedhur pak ditë më parë. Pra, nisur nga kjo situatë, mësohet se diplomatja amerikane dhe ai i Bashkimit Europian i kanë kërkuar liderit demokrat që mbështesë ngritjen e këtij institucioni tejet të rëndësishëm, sikundër është Gjykata Kushtetuese.

Vlerësohet denoncimi për Kajmakun dhe Pjetrin

Po përveç reformës zgjedhore e asaj në drejtësi dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, një tjetër çështje që është diskutuar në takimin që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi me katër ambasadorët e huaj të atashuar në vendin tonë, ishte edhe dekriminalizimi.

Ky proces shihet nga Partia Demokratike si kali i saj i betejës sa i takon luftës me mazhorancën qeverisëse, pasi falë denoncimeve të demokratëve shumë deputetë apo kryebashkiakë nuk janë më në poste drejtuese, pasi kanë qenë subjekt i ligjit. Në këtë kontekst, mësohet se e ngarkuara me punë e Amerikës në vendin tonë, ambasadori i BE, ambasadori i Britanisë dhe i Gjermanisë në takim e kanë vlerësuar kryedemokratin Basha për guximin e treguar në lidhje me dekriminalizimin, sidomos në dy rastet e fundit të dy ish-kryebashkiakëve socialistë të Vorës dhe Shkodrës.

Gjithashtu, ambasadorët ia kanë bërë të qartë kryedemokratit Basha se do të mbështesin çdo lloj denoncimi të kësaj natyre, por që duhet të shoqërohet me prova dhe fakte. Ndërkohë, informacione nga selia blu i pohuan gazetës se diplomatja Leyla Moses-Ones dhe ambasadori Luigji Soreca kanë përgëzuar liderin demokrat që është distancuar nga protestat e dhunshme, pasi sipas tyre, kjo strategji nuk është e dobishme për një forcë politike që pretendon të vijë në pushtet.

Paraardhëse

“Një femër e shëmtuar mbetet e shëmtuar”, Spartak Ngjela habit me deklaratën e tij: Duhet të më ketë afektuar, nuk është gjatësia është diçka tjetër (FOTO)

Pasardhëse

Rita Ora publikon video se si nëna e saj e thërret me përkëdheli me fjalë në gjuhën shqipe

Pasardhëse

Rita Ora publikon video se si nëna e saj e thërret me përkëdheli me fjalë në gjuhën shqipe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.