• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Nga mesi i nëntorit pritet të bjerë bora e parë, policia apel shoferëve

4 November, 2019
në Kosovë, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas hyrjes në muajin nëntor, temperaturat në vendin tonë kanë filluar të ulen. Profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka treguar për Telegrafin se si do të jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim dhe kur pritet të ketë reshje të para të borës në vend.

Tahirsylaj ka theksuar se nga sot (e hëne) pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të intensifikohen më shumë gjatë fundit të javës.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të ngrohta për këtë kohë të cilat vijnë nga Afrika Veriore. Temperaturat minimale do të luhaten nga 3-7 gradë ndërkaq maksimalja nga 12-23 gradë celsius. Ky mot do të na shoqërojë deri në fund të kësaj jave . Reshje të shiut do të ketë ditën e hane, të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën”, ka thënë Tahirsylaj.

Ai ka shtuar se do të ketë erë nga ana e jugut edhe jugperëndimit me shpejtësi deri në 8 metra për sekondë, shkruan Telegrafi.

Tahirsylaj ka theksuar se nga mesi i nëntorit do të ketë ulje të temperaturave ku nga data 18 eventualisht 19 nëntor pritet të ketë edhe reshje bore.

“Nga 18-19 nëntori pritet që të ketë reshje bore”, tha Tahirsylaj.

E kur po i afrohemi stinës së dimrit, Policia e Kosovës ka rikujtuar të gjithë shoferëve të automjeteve që duhet filluar përgatitjet për sezonin dimëror.

Policia në njoftimin e bërë ka theksuar se sezoni dimëror zyrtarisht nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Paraardhëse

U divorcua nga gruaja që kishte dy vajza, deputeti shqiptar martohet me ish-shefen e tij, në ceremoni i pranishëm edhe kryeministri (FOTO)

Pasardhëse

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë ndezur? Si kursehet energjia elektrike do të befasoheni me përgjigjen

Pasardhëse

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë ndezur? Si kursehet energjia elektrike do të befasoheni me përgjigjen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.