• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama: Ta na e thonë copë nëse na duan apo jo në BE, se po e dredhin muhabetin çdo 6 muaj, qenka Franca me kërkuese se Gjermania

19 October, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga vendet e BE-së, ta thonë copë nëse janë për zgjerimin e Bashkimit Europian apo jo. Ai tha se herën e shkuar e shtynë vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë, për shkak të çështjes së zgjedhjeve në Parlamentin europian.

“Ta thonë copë nëse janë më për zgjerimin e Bashkimit Europian apo jo. Se po ua them tani, që herën e fundit më thanë që po e shtypjmë hapjen e negociatave, se kemi këto zgjedhjet europiane dhe nuk duam të kemi çështjen shqiptare nëpër këmbë. Këta kanë zgjedhje 28 herë, dhe gjithmonë do jetë kjo çështje. Çfarë është ky muhabet!

Franca, Holanda e Danimarka asin për kushte e bëjnë skrupulozin, po pse janë këta më skrupulozë se Gjermania, Suedia apo vendet e tjera të BE-së”, tha Rama.

“Fjalia e kryeministres së Danimarkës ka qenë e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë. Nuk jemi të gatshëm për një raund tjetër zgjerimi. Sot, për herë të parë e dëgjova nga presidenti i Francës në një pasazh që ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE sot, po kërkojmë të hymë në një fazë tjetër të procesit, ku transferohet dija e BE lidhur me të gjithë ato kapituj që ka negocimi. Asnjëherë nuk kam dashur ta pranoj që të itet me këtë lidhje të shkurtër. Sot presidenti i Francës e tha se çelja e negociatave nuk është anëtarësim. Unë kam një bisedë me të dhe aty ndoshta do të kuptohet se çfarë vjen mbrapa. Në fjalën time kam thënë se nëse duan të mbyllin këtë proces ta thonë. Thonë prit se kemi zgjedhjet europiane dhe nuk e duam Shqipërinë të na futet në debatin elektoral. Tani si mund të jetë ky proces i lidhur, por s’ke çfarë i bën. Një vend atje tentonte të shtonte disa kushte pa lidhje”, vijoi kryeministri.

“Janë bërë përpjekjet maksimale që të marrim atë na takon e kemi merituar dhe ketë e thonë edhe një pjesë e madhe e kryeministrave të BE. Dua t’ju them se kam marrë shumë mesazhe nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm në takim, kam komunikuar edhe me Macron, dhe faktikisht nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën, është ajo që kam thënë prej kohësh, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania bëri një lëvizje për kompromis, duk i vendos një POR, PO-së dhe nuk ka patur nga Macron asnjë hapje. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces, kërkon një reformim të brendshëm të BE, kjo që ka ndodhur, rezultat i mos arritjes së konsensusit mes vendeve anëtare, është e tepërt kur i shtohen bishta kësaj çështje. Në këtë situatë jo ne dhe Maqedonia por edhe ata që janë tashmë në BE sdo kishte marrë konsensus për arsye se tema është
spostuar gjetkë. Kemi marrë një refuzim por nuk kemi marrë asgjë më shumë se kaq. Rruga jonë është e njëjta. Nëse kemi një reformë në drejtësi që vazhdon, që nuk është kërkuar fare disa prej vendeve që kanë hyrë në BE, jo para se të çeleshin negociata, por edhe kur kanë qenë në përfundim të tyre, e kemi sepse është gjëja e duhur për ne. Do vazhdojmë më plotësimin e parakushteve të vendosura në votën PO të Bundestagut. Do vazhdojmë me kërkesa që lidhen me funksionimin e shtetit dhe do i bëjmë të gjitha tjerat pa ndryshuara asgjë. Është një përplasje mes të mëdhenjve dhe një “lojë” qasje dhe interesash më e madhe se sa ne edhe si vend, dhe si rajon. Por nuk përjashtohet perspektiva e integrimit të vendit. Procesi i integrimit është proces i transformimit të brendshëm dhe jo për t’ju
pëlqyer të tjerëve”
, tha kryeministri mes të tjerave.

Paraardhëse

Njihuni me 9-vjeçarin shqiptar që di të gjithë historinë e botës (VIDEO)

Pasardhëse

Që ta mbyll me Francën, legenin e vogël dhe karalët e vendit

Pasardhëse

Që ta mbyll me Francën, legenin e vogël dhe karalët e vendit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.