• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Prisnin fundin e botës, zbulohet familja e izoluar në bodrum prej 9 vitesh

16 October, 2019
në Kuriozitete
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ruinerworld është një fshat në provincën Drenthe në veri të Holandës me popullsi me më pak se 3000 banorë. Mbase bota nuk do të kish dëgjuar kurrë për të nëse një familje nuk do të ishte gjetur nga policia e mbyllur në qilarin e vogël të një ferme. Për nëntë vite kjo familje kishte qëndruar në izolim duke pritur fundin e botës.

Një 58-vjeçar dhe 6 fëmijët e tij të rritur nga mosha 16 në 25 vjeç, u gjetën pasi më i madhi prej tyre, u largua nga bodrumi dhe shkoi në lokalin më të afërt në zonë.

Dëshmitarët thanë se djali dukej konfuz dhe i çoroditur, ndërsa pronari i lokalit tregoi se bisedoi me të dhe u habit kur 25-vjeçari i tha se ishte arratisur dhe kishte nevojë për ndihmë.

Gjithashtu ai kishte treguar se kishte vëllezër dhe motra që jetonin në fermë por ai dëshironte ti jepte fund kësaj.

“Porositi 5 birra dhe i piu me një frymë. Diskutova pak me të, tha se kishte ikur dhe kishte nevojë për ndihmë. Kishte flokë të gjata, mjekër të pistë, rroba të vjetra dhe dukej i çorientuar. Ai më tha se s’kishte qenë kurrë në shkollë apo te berberi”, tha pronari i lokalit.

Sapo u njoftua policia nisi menjëherë kërkimet. Ferma e zbuluar nga ta ishte e aksesueshme vetëm përmes një ure mbi një kanal vaditës. Policia gjeti brenda në bodrumin e fermës një burrë të shtrirë në shtrat, i cili kishte mbetur i paralizuar nga një sulm në tru. Së bashku me të ndodheshin dhe gjashtë fëmijët e tij.

Policia tha se ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje. Nuk dihet se si ata mbijetonin në bodrum, si ushqeheshin apo çfarë i ka ndodhur gruas së familjes por sipas burimeve të para dyshohet se nëna ka ndërruar jetë dhe është varrosur në fermë.

Ndërkaq një banor i fshatit tha se kishte parë vetëm njëherë burrin në fermë, dhe kafshë si dhi apo qen, por asnjëherë fëmijë ndërsa postieri tha se familja nuk kishte postuar apo marrë kurrë asnjë letër.

“Tani që e mendoj është shumë e çuditshme,” tha ai.

Televizioni lokal RTV Drente raporton se familja gjatë gjithë këtyre viteve është ushqyer me fruta nga kopshti dhe qumësht dhie teksa shton se disa prej fëmijëve nuk ishin në dijeni “që ekzistojnë njerëz tjerë” në botë./Opinion

Paraardhëse

Merekl i ktheu mendjen Presidentit Francez për negociatat? Macron tregon vendimin që ka marrë për Shqipërinë

Pasardhëse

Albin Kurti në Tiranë, për të festuar fitoren në zgjedhjet e Kosovës

Pasardhëse

Albin Kurti në Tiranë, për të festuar fitoren në zgjedhjet e Kosovës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.