Ka nisur ditën e sotme seanca plenare, ku në foltoren e Parlamentit ka marrë fjalë deputeti konservator, Kujtim Gjuzi i cili kërkoi replikë me kryeministrin Rama ku javën e kaluar e ironizoi deputetin gjatë fjalimit në Kuvend.
Gjuzi paralajmëroi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se nuk duhej të mohonte të drejtën e replikës ndaj deputetëve të cilët iu përmendet emri gjatë diskutimeve, duke thënë se në të kundërt do të ketë incidente.
“Mos më ndërprisni fjalën, se pastaj do ta marrim me zor dhe pastaj mund të ndodhin incidente. Këtu na kanë sjellë marëveshjet që keni bërë. Kur me përmendet emri kam të drejtën të bëj replikë dhe ju nuk ma ndaloni këtë”, tha Gjuzi.
Ndërsa Ruçi i është përgjigjur se ka zbatuar vetëm rregulloren, duke e ftur deputetin ta lexojë atë ndërsa paralajmëroi se çdo shkelje e saj do të ndëshkohet.
Rendi i ditës për seancën e sotme plenare
Interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Myslim Murrizi pdf (neni 80, pika 1 i Kushtetutës dhe neni 96 i Rregullores)
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008, “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”.
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9695, datë 19.3.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.
Diskutime rreth kësaj post