• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Të martuar por ‘të lirë’, zbulohet se si e tradhtonin njëri-tjetrin prej një viti Nora Istrefi dhe Robert Berisha (FOTO)

15 September, 2019
në Rozë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kishin 13 vite bashkë dhe adhuroheshin si çift nga fansat e tyre, të cilët janë të shumtë. Nora dhe Roberti ishin dy perfeksione fizike dhe mjaft të suksesshëm në karrierat respektive. Dukej që përtej këtyre aseteve të çmuara, ata kishin gjetur edhe formulën e një martese të lumtur, sidomos kur familja e tyre u shtua edhe me një vajzë.

Çifti madje, për t’i treguar botës se sa të lumtur ishin, bënë edhe një këngë bashkë me një klip mjaft sensual. E megjithatë, thashethemet se mes tyre gjërat nuk po shkonin ashtu siç duhet, ka rreth më shumë se një vit që kanë filluar.

Njerëz pranë çiftit rrëfenin se Nora nuk ishte fare e kënaqur për marrëdhënien e ngrohtë të Lei Krajës me Robert Berishën, të dy partnerë te “Dance with me”. Edhe pse e njeh mirë botën e showbizz-it ku edhe ajo bën pjesë e ku aktrimi është pjesë e skenarit, përsëri thuhej që Nora nuk ishte aspak e qetë. Më pas filluan kontradiktat serioze, ku kryefjala ishte xhelozia.

Pas statusit shumë dashamirës të Robertit, ku njoftonte ndarjen nga Nora dhe i shprehte publikisht mirënjohjen partneres së tij për vitet që kishin kaluar bashkë dhe vajzën që sollën në jetë, disa media filluan të shkruajnë për lidhjet jashtëmartesore të secilit, që sipas tyre, e kanë çuar martesën drejt divorcit.

Si fillim doli lajmi se “Nora e tradhtonte Robertin me avokatin e njohur prej një viti” dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Ky u konsiderua një fakt që doli në dritë pas ndarjes së tyre, pra, në mes qëndronte tradhtia. “Prej të paktën një viti, Nora është në lidhje jashtëmartesore me njërin prej avokatëve më të njohur në Kosovë dhe kjo është arsyeja e ndarjes”, citohej në rrëfimin e një miku të ish-çiftit, të publikuar pothuaj në të gjitha portalet.

Pas këtij lajmi, mediat nxituan të gjejnë se me kë e tradhtonte Roberti Norën. Këtë javë që lamë pas, disa portale kanë shkruar se Robert Berisha ka rreth një vit i lidhur me një vajzë të re. Në fotot e publikuara nga “prive.al” dallohet se Roberti, i cili ndodhet me pushime në Turqi, është i ulur në një tavolinë dhe se pranë tij është edhe një vajzë, e cila thuhet se është e dashura e re e Robertit.

Ndërsa pas daljes së fotove, gazeta “blic” ka shkruar se vajza në fjalë quhet Jessica Kadiu dhe prej vitesh jeton në New York dhe se ata kanë një vit që janë të lidhur bashkë. Edhe vetë Jessica ka publikuar foto në “InstaStoryn” e saj nga Turqia. Burime pranë “Insajder” treguan se këngëtarja ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin për tradhti dhe natyrisht që ekzistojnë dokumente, pasi në Gjykatë nuk mund të shkohet pa dokumentet bazë që vërtetojnë këtë akuzë.

Këngëtarja ende nuk ka reaguar ndaj aludimeve të shumta, por gazetarët, të cilët ishin në kërkim të arsyes së vërtetë, duket se kanë arritur të zbulojnë identitetin e vajzës. A është kjo vajzë arsyeja që çifti u nda? Arsyeja pritet të zbardhet në ditët në vijim, madje më mirë do të ishte nga vetë protagonistët. /Panorama/

FOTO:

Paraardhëse

I plasën ujërat në Tiranë dhe u nis me urgjencë për të lindur në Itali, spikerja e lajmeve të ‘TV Klan’ tregon ngjarjen e pazakontë: Dola nga spitali pa fëmijë

Pasardhëse

“Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme vitin tjetër”, analisti i njohur nxjerr prapaskenat dhe bën deklaratën e fortë

Pasardhëse

“Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme vitin tjetër”, analisti i njohur nxjerr prapaskenat dhe bën deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.