• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Tha se do digjej Parlamenti, Artan Hoxha zbulon skenarin e letrës sekrete të Metës: Çfarë i leverdiste presidentit dhe kush ishte grupi i infiltruar

12 September, 2019
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Artan Hoxha kërkon nga Presidenti i Republikës që të bëjë publik informacionin për planin e pretenduar për djegien e Kuvendit më 8 qershor. Në emisionin “Top Talk”, Hoxha tha se Ilir Meta ka detyrimin të bëjë publik informacionin për grupin që synonte trazirat gjatë protestës së opozitës.

“Që në atë moment më është dukur i çuditshëm dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve duke gjetur këtë justifikim dhe duke mos e bërë publike. Në atë kohë i kemi kërkuar ta bëjë publike sepse është Presidenti i Republikës. Dhe së dyti, a i ka ndjekur ai hapat? I ka njoftuar agjencitë që janë të ngarkuara me ligj për të parandaluar situata të tilla? Sepse vërtet presidenti mund të na ketë shpëtuar në 8 qershor, por a na ka shpërtuar nga ata që donin ta bënin 8 qershorin? Ata mund të jenë të gatshëm për ta përsëritur atë situatë. Presidenti i Republikës ka të detyrimin të na shpjegojë na e ka marrë informacionin dhe sa i besueshëm është”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, për më shumë se sa një rrezik real në 8 qershor, Meta e ka përdorur situatën si një justifikim për veprim politik.

Gazetari dha informacion edhe për një grup që vinte nga Kosova gjatë protestave të opozitës dhe të cilët dyshoheshin se mund të përfshiheshin në akte dhune.

“Ka një element tjetër. Policia e Shtetit ka patur informacione për persona të infiltruar nga jashtë territorit të Shqipërisë, të cilët çuditërisht vinin 48 orë përpara protestave, gjendeshin në territorin e Shqipërisë gjatë protestave dhe këta u bënë të rrezikshëm kur protestat po zhvilloheshin natën. Nuk ishin shtetas të Shqipërisë, por me kombësi shqiptare, ishin shtetas të Republikës Kosovës. Ata ishin një kontigjent i rrezikshëm. Bëhet fjalë për 10 deri në 14 persona që vinin nga një zonë që ishte në kufi me Shqipërinë dhe informacioni ka qenë që ata mund të bëheshin aktiv në një prej këtyre protestave. Për fat të mirë ata nuk u përfshin, por as nuk u ndaluan”, sqaroi gazetari.

Presidenti Meta deklaroi edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar se ishte informuar nga institucione të sigurisë kombëtare mbi një plan për djegien e Kuvendit. Ai u shpreh i gatshëm që këtë informacion ta vinte në dispozicion të Kuvendit nëse miratohej nga institucioni i sigurisë kombëtare.

Paraardhëse

Albion Rexhaj me një super projekt të ri të quajtur “Njo si ti” (VIDEO)

Pasardhëse

Rama publikon videon nga Praga dhe jep lajmin e madh: Morëm 4 ‘PO’ (VIDEO)

Pasardhëse

Rama publikon videon nga Praga dhe jep lajmin e madh: Morëm 4 ‘PO’ (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.