• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PS e vendosur për të larguar Voltana Ademin, ja strategjia që do ndiqet përmes nënkryetarëve, pritet betejë e fortë në Shkodër

17 August, 2019
në Aktualitet, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste duket se nuk të lejojë që Voltana Ademi të vijojë të mbaj mandatin e kryebashkiakes së Shkodrës. Edhe pse Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut, Partia Socialiste do të vijojë të ndjekëtë gjitha procedurat ligjore. Ditën e hënë pritet që të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës pavarësisht dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.

Mësohet se Partia Socialiste do të vijojë procedurat për Bashkinë e Shkodrës dhe nuk do e lërë Shkodrën në dorën e Voltana Ademit, mandati i së cilës mbaron në datën 20 gusht. Me konstituimin e Këshillit Bashkiak, pritet që të konfirmohet se mandati i kryebashkiakes aktuale Voltana Ademi ka mbaruar dhe do të zëvendësohet nga një nënkryetar. Deri sa të organizohen zgjedhjet e reja lokale në Shkodër, në krye të bashkisë sipas planit të Partisë Socialiste pritet të vendoset një nga nënkryetarët. Ndërkohë kryebashkiakja demokrate, Voltana Ademi është shprehur prej kohësh që nuk e lëshon Bashkinë e Shkodrës.

Edhe pse Pjetri u largua nga marrja e detyrës pas akuzave që mori nga Partia Demokratike pasi dyshohej se ishte i dënuar në Itali për drogë, pavarësisht kësaj Ademi ka vazhduar të këmbëngulëse nuk do e lërë Shkodrën. Ditën e djeshme Ademi ka publikuar një statusnë profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se është duke vazhduar me punimet në qytetin e Shkodrës, çka tregon se ajo nuk ka ndërmend të largohet nga posti. Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të konstituohet në 19 gusht dhe jo në 21 gusht siç ishte parashikuar.

Por pavarësisht kësaj, ajo ka deklaruar se nuk do ta lëshojë zyrën. Shkodra është “fisheku” i fundit i PD-së, ku mbetet për të parë nëse në këtë bashki do të ketë tensione, apo do të dorëzohet si ndodhi në Kukës dhe në Kamëz. Ndërkohë që krerët opozitarë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë një takim ku kanë folur mbi strategjinë që do të ndjekin për moslëshimin e Bashkisë së Shkodrës. Në këto kushte ku Partia Socialiste është duke thurur planin e saj për të vënë në krye të Shkodrës një nënkryetar dhe nga ana tjetër Partia Demokratike po gjen strategji për të mos e lënë Shkodrën si kartën e fundit që e kanë, nuk dihet a do të ketë përplasje apo palët do të bien në konsensus.

Reagon PD

Ndërkohë Gerdi Bogdani nga Partia Demokratike ka reaguar ditën e djeshme mbi situatën. Dorëheqjen e Valdrin Pjetrit ai e sheh si fitore të demokratëve dhe mendon se rasti i Pjetrit ka hapur një shteg për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend.

“Është fitore në radhë të parë, sepse Bashkinë e Shkodrës nuk mund ta marrë dikush që nuk është zgjedhur me votën e shkodranëve, sepse ai 6 % ishte një shuplakëtronditëse për kryeministrin Rama, duke dëshmuar që me 30 qershor nuk ka patur zgjedhje, siç kemi thënë gjithmonë. Së dyti është një fitore në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, sepse Pjetri është personi i radhës që dorëhiqet si Elvis Roshi, Arben Ndoka etj. Por është edhe një humbje për shoqërinë shqiptare, sepse kryeministri vazhdon të kandidojë persona me precedentë penalëedhe pse vetë votonte, vetë numëronte”, ka deklaruar Bogdani.

Lidhur me moslëshimin e Shkodrës nga ana e Partisë Demokratike, Bogdani tha se PD-ja do të vazhdojë t’i qëndrojëasaj që i kanë qëndruar deri sot, nuk mund të ketë garë përballë një personi me rekorde kriminale, që ka bërë lekë me para të pista, duhen kushte për zgjedhje të ndershme.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për Shkodrën as për bashkitë e tjera, por për të drejtën e votës të qytetarëve shqiptarë. Rasti i Pjetrit nuk thellon krizën, por hap një hendek për ta zgjidhur, sepse vërteton faktin që në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza duhet zgjidhur dhe është zoti Rama që duhet të bëjëhapa mbrapa tani”, ka thënë ndër të tjera Bogdani.

Me nismat e PS dhe deklarimet që bën Partia Demokratike, çështja e Shkodrës mbetet ende e hapur dhe e paqartë se çfarë do të ndodhëpasi ka reagim nga të dyja palët./ Arbjona ÇIBUKU

Paraardhëse

“Lotët më kanë errësuar shikimin”, Artan Hoxha emocionon me mesazhin: Nuk e bëre si burrat profesor

Pasardhëse

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli bëhet gjyshe për herë të parë (FOTO)

Pasardhëse

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli bëhet gjyshe për herë të parë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.