• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Radhë e gjatë për pasaporta në sportele, irritohen qytetarët e Sarandës: Këtu është kaos, fiton kush ka mik e pistoletë

7 August, 2019
në Shqip+
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Radhë të gjata në qendrën e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta në Sarandë. Qytetarët të indinjuar shprehen se qëndrojnë gjatë gjithë ditës për të rinovuar pasaportat dhe kartat e identitetit dhe në fund nuk mbarojnë asnjë procedurë pasi ka shumë fluks për shkak se ka pak sportele.

Qytetarët e tre bashkive në jugun e vendit, Sarandës, Delvinës dhe Finiqit po përballen këto ditë me radhë ta gjata dhe pamundësi aplikimi për kartat e identitetit dhe pasaporta biometrike. Ardhja për pushime e emigrantëve, e cila shfrytëzohet edhe për nxjerrjen e ID-së dhe pasaportave të reja ka bërë që radhët në të vetmin sportel që ndodhet në Sarandë të krijohen duke filluar nga mesnata.

“Kemi ardhur që në 02:00 të natës. Jam vendi i 30 (në radhë) se kishin ardhur shumë të tjerë më përpara. Këtu është kaos. Disa janë me fëmijë. Disa janë të sëmurë” tha njëri.

Ndërsa një tjetër qytetar i irrituar u shpreh “Në Shqipëri funksionon kush është i fort, kush ka pistoletën dhe kush ka mikun. Të harrohet radha dhe lista”.

Një tjetër qytetar thotë se ka sjellë kunatin për të zënë radhën që në mëngjes. “Kam sjellë kunatin që të zëre radhë që në mesnatë dhe jam e 15”.

Qytetarët ankohen se pavarësisht se mund të bësh pagesë për kuponin për aplikim të përshpejtuar për 3 ditë, këtë shërbim nuk mund ta marrësh, pasi nuk mund të aplikosh për shkak të fluksit.

“Kam paguar 195 mijë lekë për kupon që ta marr shpejt. Kam tre ditë këtu dhe akoma nuk kam mbaruar punë. Nuk e di dhe sa do të vonojë” tha një tjetër.

Qytetarët apelojnë për shtimin e sporteve të shërbimit, pasi kjo situatë po ju hap problem në vendet e tyre të punës në vendet ku ata jetojnë.

Paraardhëse

Basha e thotë hapur, tregon dy vendimet që do të marrë ditën e parë kur të vij në pushtet

Pasardhëse

Zbulohet arsyeja e drekës së Ardit Gjebreas me Arbana Osmanin në Gjirin e Lalëzit, ja ku do ti shohim sëbashku këtë vit

Pasardhëse

Zbulohet arsyeja e drekës së Ardit Gjebreas me Arbana Osmanin në Gjirin e Lalëzit, ja ku do ti shohim sëbashku këtë vit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.