• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Rama e dha për 330 milion euro, por kostoja reale e Thumanë-Kashar është më pak se gjysma

7 August, 2019
në Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak muaj pasi qeveria anuloi procedurat për ndërtimin me koncesion PPP të autostradës Thumanë – Kashar kundrejt vlerës rreth 330 milionë euro, një studim fizibiliteti që tashmë ka përfunduar, me financimin e donatorëve, tregon se, kosto e segmentit është 169 milionë euro ose gati 50% më lirë se koncesioni.

Studimi i fizibilitetit për autostradën Thumanë – Kashar, pjesë e autostradës Adriatiko –Joniane, ka përfunduar duke rezultuar me kosto 169 milionë euro. Lajmi njoftohet nga Ministria e Infrastrukturës në “Raportin e monitorimit të strategjisë së zhvillimit të transportit për vitin 2016-2020”. Në të njëjtin dokument bëhet e ditur se për segmentin në fjalë është gati studimi i fizibilitetit dhe projekti teknik.

Qeveria, në të njëjtën kohë që nisi procedurat e koncesionit, të cilin e fitoi kompania Gener 2, autorizoi një studim fizibiliteti që u financua nga donatorët për autostradën Adriatiko – Joniane, pjesë e së cilës është edhe boshti i qendrës me aksin Thumanë – Kashar. Ky segment është ndër më të rëndësishmit e autostradës, pasi kalon në një gjurmë tërësisht të re në zonën e qendrës së vendit, e cila është e mbingarkuar nga trafiku.

Autostrada Adriatiko-Joniane ishte projekti i vetëm i infrastrukturës rrugore shqiptare që ka marrë financime nga Bashkimi Europian nëpërmjet Nismës së Berlinit. Të gjitha segmentet e këtij aksi, nga kufiri në Malin e Zi në zonën e Shkodrës deri në kufijtë jugorë me Greqinë do të financoheshin nga Bashkimi Europian. Pavarësisht këtij fakti, qeveria e Shqipërisë, nisi të ndërtonte me PPP kundrejt kostove shumë më të larta për projektin e vetëm i cili mund të siguronte financime të huaja.

Madje, kontratat për ndërtimin me PPP për dy akse të autostradës, Milot – Balldren dhe Thumanë – Kashar u dhanë ende pa përfunduar studimi i fizibilitetit. Qeveria e anuloi koncesionin e aksit Thumanë – Kashar në janar të këtij viti, kur sapo kishin përfunduar protestat studentore, me argumentin se fondet do të devijoheshin për të plotësuar nevojat e arsimit të lartë.

Në projektbuxhetin 2019, qeveria raportoi se kishte planifikuar të financonte segmentin Thumanë – Kashar me vlerë 45.5 miliardë lekë ose rreth 330 milionë euro.

Gjurma e rrugës fillon nga Thumana, 150 metra në brendësi të autostradës ekzistuese me 4 korsi, që lidh Milotin me Thumanën në drejtim të Fushë – Krujës. Gjurma e rrugës vijon me një kthesë djathtas dhe vazhdon e drejtë në fusha deri në afërsi të Fushë-Krujës. Më pas, me anë të një kthese të dyfishtë i afrohet Aeroportit të Rinasit. Gjurma e rrugës vazhdon në krah të djathtë të rrugës automobilistike të Rinasit, deri në lidhjen e saj me Autostradën Tiranë-Durrës në Kashar (rreth km të 12 në drejtimin Tiranë –Durrës)

Qasja e qeverisë për autostradën Adriatiko – Joniane mbetet paradoksale, pasi segmenti Milot – Balldren, edhe pse më pak i rëndësishëm, po financohet me koncesion PPP, ku kompania ANK do të ndërtojë 15 kilometër kundrejt 300 milionë eurove (36 miliardë lekë) sipas parashikimeve në kuadrin afatmesëm buxhetor./Monitor

Paraardhëse

“A pihet puro në pishina”, Bes Kallaku nuk mund ti përgjigjej më bukur ndjekësit (FOTO)

Pasardhëse

“Se t’kom ene katunarin tim anej nolt”, Tatimet gjobisin biznesmenin e njohur në Tiranë, Rama poston foton dhe i dërgon mesazhin e qartë

Pasardhëse

"Se t’kom ene katunarin tim anej nolt", Tatimet gjobisin biznesmenin e njohur në Tiranë, Rama poston foton dhe i dërgon mesazhin e qartë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.