• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Palmer: Dakon nuk e shohim si çështje të qeverisjes së Ramës

1 August, 2019
në Aktualitet, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ka folur në lidhje për situatën politike në Shqipëri.

Palmer është shprehur se nuk i takon SHBA të diskutojë nëse zgjedhjet lokale duhet të përëriten ose jo, pasi sips tij përsëritja e zgjedhjeve duhet të bëhet me vendim gjykate.

Zyrtari amerikan komentoi dhe vendimin e Departamenti i Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të kryetarit të bashkisë së Durrësi, Vangjush Dako dhe familjarëve të tij.

Ai tha se SHBA ka pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e Dakos.

Po ashtu, Palmer theksoi se vendimi ndaj Dakos nuk shihet si çështje të qeverisjes së Ramës,por si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive.

Teksa ka folur në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, Palmer u shpreh se “procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote”.

Zëri i Amerikës: Departamenti i Shtetit sapo ka identifikuar Vangjush Dakon, kryetarin e bashkisë së Durrësit, për korrupsion të konsiderueshëm dhe i ndalon atij dhe familjes hyrjen në SHBA. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vazhdon ta mbrojë atë. Çfarë ju thotë kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë.

Zëri i Amerikës: Ç’farë ju tregon kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama?

Matthew Palmer: Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, Partia Socialiste ka kontrollin e Parlamentit, të degës ekzekutive dhe tani, pas zgjedhjeve të qershorit, edhe bashkitë. Pra, në mungesë të gjykatave më të larta në vend, nuk ka asnjë institucion që mund të kontrollojë Kryeministrin Rama në ushtrimin e pushtetit të tij. A jeni i shqetësuar se qeveria e zotit Rama po kthehet në autokrate?

Matthew Palmer: Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respek për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme për rajonin.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët Gjykatën e Lartë. SHBA ka investuar në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe tani, pas tre vjetësh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo të Lartë. Opozita është jashtë institucioneve dhe shumë thonë se SHBA kanë zgjedhur stabilitetin mbi demokracinë duke mbështetur kryeministrin Rama. Si u përgjigjeni atyre kritikëve?

Matthew Palmer: Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë.

Zëri i Amerikës: OSBE-ja e di se zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, por zgjedhjet u mbajtën gjithsesi. Votuesit mund të mos kenë patur një zgjedhje domethënëse midis opsioneve politike. Pra, a duhen përsëritur zgjedhjet lokale?

Matthew Palmer: Kjo varet në të vërtetë nga institucionet shqiptare. Apo jo? Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar procesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t’i përgjigjej asaj pyetjes. Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim.

Zëri i Amerikës: Po, por edhe SHBA kishin vëzhguesit e tyre në zgjedhje. Pra, bazuar në këtë fakt, mendoni se zgjedhjet duhet të përsëriten?

Matthew Palmer: Unë mund t’ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare.

Paraardhëse

Rindërtimi i shtëpive të shembura nga tërmeti në Korçë, zv/ministri Petro Koçi jep lajmin e mirë për banorët

Pasardhëse

Dështon plotësisht plani i Bashës, një tjetër kryebashkiak socialist merr detyrën në ‘paqe’

Pasardhëse

Dështon plotësisht plani i Bashës, një tjetër kryebashkiak socialist merr detyrën në ‘paqe’

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.