• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“S’do ketë gjueti shtrigash”, ministri Çuçi flet për lëvizjet e radhës të PS: Ky do jetë fokusi kryesor i socialistëve

15 July, 2019
në Aktualitet, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ministri Bledi Çuçi, komentoi mbledhjen e sotme të kryesisë së PS, ndërsa u ndal edhe ne menaxhimin e bashkive me të zgjedhurit e rinj e vendorë. Ashtu si kryeministri Rama, ministri Çuçi tha se nuk do të ketë ‘gjueti shtrigash’ në bashkitë e drejtuara deri më sot nga opozita, por gjithçka do të kryehet në bazë të ligjit.

“Do t’i menaxhojmë me modelin më të mirë që ne kemi. I kemi modelet në Shqipëri, shpresoj të ecin me modelin më të mirë për qeverisjen vendore. Qeverisja vendore, ka një rol të jashtëzakonshëm në jetën e qytetarëve. Modelet e mira do t’i transferojmë në ato bashki ku nuk ka qeverisur PS.

Do të kemi një qasje shumë të matur sa i përket organizimit të bashkive të qeverisur nga përfaqësues të opozitës. Do fokusohemi në organizmin strukturor dhe funksional, nuk do ketë gjueti shtrigash. Do ketë largime për njerëz që kanë shkelur ligjin, s’kanë performuar mirë, nuk do ketë largime me sfond politik. Nuk do largohet askush që nuk e meriton ligjërisht këtë gjë.” -u shpreh Çuçi.

Ndër të tjera ministri i Bujqësisë komentoi edhe deklaratat e opozitës për refuzim të shqiptarëve më 30 qershor.

“Është e kotë, e para kanë votuar 23%, kjo nuk do të thotë që 77% nuk e duan PS. Përgjithësisht në Shqipëri votojnë 45%, sido që të jemi në kushtet kur kemi vetëm si PS, kemi përkrahjen e gjysmës së shqiptarëve. Mos harrojmë se një pjesë janë jashtë. Mendoj se % e votave që kemi marr është konfirmim për të qeverisur, kemi marr më shumë vota se në 2017 si PS. Kështu duhet lexuar nga të gjithë ky rezultat, kështu duhet ta lexojnë edhe partitë opozitare nëse nuk duan të humbin betejën e tyre me elektoratin.”

Duke u ndalur në raportin e OSBE/ODIHR, Çuçi tha se kritika ka në çdo proces zgjedhor, jo vetëm në Shqipëri. Ndër të tjera ai theksoi gatishmërinë e mazhorancës qeverisëse, për të bashkëpunuar me opozitën në parlament, por edhe atë jashtë saj për reformën zgjedhore, me qëllim siç tha ai zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Paraardhëse

Berisha-Ramës: Para se t’i lypësh takim nëpërmjet Vuçiçit, kërkoji publikisht falje presidentit Macron

Pasardhëse

Nga debati me Olti Currin tek dalja pa grim në ekran, Dalina Buzi “vë në siklet” moderatoret e “E Diell”

Pasardhëse

Nga debati me Olti Currin tek dalja pa grim në ekran, Dalina Buzi “vë në siklet” moderatoret e “E Diell”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.