• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrat e qeverisë hije Basha-Kryemadhi: Çfarë flitet korridoreve të partive

2 May, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë prezantuar detyrat e qeverisë tranzitore sot duke numëruar një mori detyrash të sajat para se të zhvillohen zgjedhjet.

Edhe pse në qendër të vëmendjes janë protestat dhe zgjedhjet lokale, opozita është duke i bërë “hesapet” në kuadër qeverisjes së vendit pas largimit të Ramës në 2021 apo më parë.

Në këtë kuadër, në korridoret e dy aleatëve të mëdhenj janë duke u përfolur emrat e qeverisë hije Basha-Kryemadhi, për një pjesë të mirë të të cilave ka një dakordësi të dy liderëve.

Por cila është qeveria hije Basha-Kryemadhi, e cila po përflitet në PD duke shkaktuar njëkohësisht edhe pakënaqësi tek kjo parti?

Albeu.com ka mësuar disa prej emrave të kësaj qeverie dhe gjithashtu dhe Ministria e Brendshme pritet të jetë “ekskluzivitet” i Sali Berishës, ku ky i fundit do të vendosë një të besuarin e tij aty, i cili është Edi Paloka.

Mësohet gjithashtu se Kryemadhi vetë nuk do të përfshihet në qeveri me post ministri duke ruajtur të njëjtin status që kishte kur qeveriste Meta, atë të “shefes” në prapaskenë.

Qeveria hije
Ministria e Rendit do të mbetet nën kontrollin direkt të liderit historik të demokratëve Sali Berisha.

Nisur nga ky kusht, emri më i përfolur është Edi Paloka, të cilin Berisha gjithashtu ia imponoi Bashës në krye të Grupit Parlamentar të Demokratëve.

Basha gjithashtu ka emrin e vet në krye të kësaj ministrie, siç është Gazmend Bardhi, megjithatë lideri “de jure” i PD-së nuk mundet që të vijojë me imponimin e emrit të Bardhit përtej postit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së duke bërë kështu që të mendojë një ministri tjetër për të besuarin e tij siç është Minstria e Drejtësisë duke i mbyllur çdo hapësirë Oerd Bylykbashit.

Çlirim Gjata gjithashtu është një tjetër emër që po përflitet në korridoret e PD-së për në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkohë, LSI është duke sponsorizuar Endrit Brahimllarin për në krye të kësaj ministrie, nisur edhe nga pika e dobët që e kanë kohët e fundit Sistemin e Drejtësisë çifti Meta-Kryemadhi.

Brahimllari është i ri, gjithashtu ka treguar që e bën mirë kamikazin, kështu që i plotëson kushtet.

LSI po kërkon të marrë sërish Ministrinë e Bujqësisë duke i hyrë në pjesë Agron Dukës, ndërkohë që lideri demokrat nuk do t’ja lerë Kryemadhit Bujqësinë nisur edhe nga e shkuara e afërt. Kjo ministri degjeneroi në vend ku jepeshin grante me teserë partie nga ish-ministrat e LSI-së.

Një pjesë e mirë e fermave të dhive, deleve dhe ullishtave të sponsorizuara me grante nga kjo ministri u janë dhënë personazheve të njohur pranë kësaj partie në qendër gjatë periudhës kur drejtonin Bujqësinë.

Nisur nga kjo eksperiencë e keqe, Basha synon t’ja kalojë Partisë Agrare ku Agron Duka të vendosë një emër të besuar të tijin, të cilin po e promovon shpesh në media kohët e fundit.

Nën shembullin e Ramës dhe nevojës për pak imazh, Basha po mendon një grua me sharm si zëvendëse të tijën, ku Oriola Pampuri është në “pole position”, megjithatë ky është një post që synohet edhe nga LSI duke i bashkangjitur edhe ndonjë ministri të vogël.

Jamarbër Malltezi është emri më shumë i përfolur për të kaluar në krye të ministrisë së Infrastrukturës, e cila do të ndahet nga Energjetika.

Për të shfrytëzuar edhe eksperiencën e tij në sektorin e Financave, Florion Mima është emri që po mendohet në krye të kësaj ministrie, në të cilën ka qenë për 6 vite zëvendës e Ridvan Bodes.

Basha do të mbajë vetë Arsimin dhe Shëndetësinë. Tek kjo e fundit është i padiskutueshëm emri i Albana Vokshit, ndërsa Arsimi pritet t’i mbetet Jorida Tabakut. Vendimin final për këtë të fundit duket se do ta ndikojnë edhe zhvillimet në zgjedhjet lokale. Tabaku është emri më i përfolur për të sfiduar Veliajn në Tiranë.

Rezervë mbeten edhe disa sektorë si Kultura, Turizmi si edhe Ministria e Mbrojtjes. Për këtë të fundit është projektuar Luan Rama, ndërsa dy sektorët e tjerë do të përdoren për aleatët e tjerë duke i shtuar këtu edhe Ministrinë e Çështjeve Sociale, e cila parashikohet të ndahet sërish nga Shëndetësia.

Qeveria hije Basha-Kryemadhi

Kryeministër – Lulzim Basha
Zv.Kryeministër – Oriola Pampuri / LSI
-Ministër i Brendshëm – Ekskluzivitet i Sali Berishës (Edi Paloka)
Ministër i Infrastrukturës – Jamarbër Malltezi
-Ministër i Ekonomisë – LSI
-Ministër Financash – Florion Mima
-Ministëri Drejtësisë – Gazmend Bardhi/ Çlirim Gjata/ Endrit Brahimllari
-Ministër i Arsimit – Jorida Tabaku
-Ministër i Shëndetësisë – Albana Vokshi
-Ministër i Bujqësisë – PAA
-Ministër i Mbrojtjes – Luan Rama
-Ministër i Çështjeve Sociale – Aleatët e vegjël. /albeu

Paraardhëse

Basha: E vetmja vërejtje për ne, jemi më pak agresivë seç duhet

Pasardhëse

Mediat greke: Merkel dhe Macron vendosën të mos bënin publik izolimin e Ramës

Pasardhëse

Mediat greke: Merkel dhe Macron vendosën të mos bënin publik izolimin e Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.