• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Angela Merkel përjashton nga Samiti i Berlinit filorusët Meta dhe Ivanov, Gjermania i jep goditje të fortë presidentit shqiptar

30 April, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjermania duket se i ka vënë vizën presidentit Ilir Meta. Pak ditë më parë gazeta tregoi se si raportuesi për Shqipërinë në Bundestagun gjerman shmangu LSI, ndërsa dje ka qenë kancelarja Angela Merkel, ajo e cila ka shmangur presidentin Meta. Dje u mbajt Samiti i Berlinit dhe ajo që ra në sy ishte fakti se Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja u përfaqësuan nga kryeministrat dhe presidentët. Por Shqipëria e Maqedonia u përfaqësuan vetëm nga krerët e qeverisë, pasi presidentët Ilir Meta dhe George Ivanov nuk ishin ftuar. Shmangia e tyre në këtë takim kaq të rëndësishëm do të thotë shumë. Por pyetja që shtrohet është se çfarë e bashkon Metën me Ivanovin? Pse Berlini u ka vënë vizën të dyve? Ajo që kanë të përbashkët kryesore është influenca ruse. Ivanov është njeri i Moskës dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Ai u vu president nga Nikolla Gruevski dhe sa ishin të dy në pushtet, Moska shtriu ndjeshëm tentakulat në Shkup. Por dhe presidenti shqiptar nuk mbetet pas në këtë aspekt. Reagimet e ambasadës ruse, të vetë Metës dhe të mediave ruse e dëshmojnë qartë se Moska e ka në anën e saj presidentin shqiptar. Vetë Meta deklaroi pak ditë më parë se nuk është Rusia problemi më i madh i vendit, ndërsa ambasadori rus e mori disi në mbrojtje atë dhe sulmoi kryeministrin Rama. Po ashtu, mediat ruse bëjnë lajm çdo deklaratë të presidentit. Edhe pse çdokush mund të mendojë se mund të jetë rastësor lënja jashtë e Metës dhe Ivanovit, nuk është ashtu. Qëllimi i samitit ishte ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi. Meta është ndër të flaktit që ka dalë kundër dhe është rreshtuar krah Gjermanisë. Por pavarësisht kësaj Merkel ka thirrur Ramën dhe ka lënë në shtëpi presidentin shqiptar, duke dëshmuar dhe një herë se ndërkombëtarët i kanë vënë vizën e kuqe presidentit dhe familjes së tij.

Lufta e Metës dhe Kryemadhit me ndërkombëtarët

Presidenti Ilir Meta ditët e fundit i ka sulmuar shumë ashpër ndërkombëtarët, ndërsa Monika Kryemadhi ka akuzuar rëndë diplomatët gjermanë. Sulmet e saj ndaj Knut Fleckenstein dhe ambasadorit të OSBE janë shumë të ashpra. Po ashtu vetë Fleckenstein pak javë më parë e deklaroi hapur se Zonja e Parë nuk e do integrimin. Në takimet e djeshme Merkel e tregoi qartë se prioritare për të, është reforma në drejtësi. Por presidenti Meta dhe partitë opozitare po e sulmojnë procesin. Për ndërkombëtarët këto sulme janë të papranueshme. Meta është shprehur se reforma është kapur, ndërsa Kryemadhi dhe deputetët e saj kanë qenë shumë të ashpër në reagime, duke treguar nga ana tjetër se janë trembur nga SPAK e BKH. Pra, nëse bëhet një analizë e zhvillimeve të fundit, Meta ka dalë kundër ndërkombëtarëve në çdo aspekt. Po sulmon reformën në drejtësi, nuk ka ndërhyrë për krizën politike duke mbështetur destabilizimin e vendit, ndërsa po flirton me rusët. Edhe Ivanov në Maqedoni e ka sulmuar sistemin e drejtësisë dhe po ashtu ka sulmuar ndërkombëtarët, duke ndjekur të njëjtën strategji si Meta. Fakti që Meta u fut në të njëjtën kategori me Ivanov, tregon se ndërkombëtarët po i kundërvihen presidentit e familjes së tij. I pari ishte deputeti i Bundestagut, Christian Petry, i cili gjatë vizitës në Tiranë nuk takoi Kryemadhin, ndërsa kërkoi që PD të futet në zgjedhje, duke anashkaluar LSI. “Unë përkraha idenë se duhet të ketë pjesëmarrje në zgjedhje, sidomos të Partisë Demokratike”, deklaroi ai.

Paraardhëse

Rama doli kokëulur nga Merkeli

Pasardhëse

Çfarë ndodhi pas Samitit të Berlinit? Dalin pamjet e mbrëmjes së vonë të Edi Ramës (VIDEO)

Pasardhëse

Çfarë ndodhi pas Samitit të Berlinit? Dalin pamjet e mbrëmjes së vonë të Edi Ramës (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.